Ushqimi i tiranise
NgaREXHEP MEIDANI
Ne terminologjine politike tirania nenkupton nje qeverisje mizore pergjithesisht te nje personi te shoqeruar me probleme serioze legjitimiteti. Ajo synon krijimin e nje varesie te gabuar midis kryepushtetarit kryetarit apo prijesit tiranit si baba kombi dhe qytetareve si gjoja ciliminj te tij. Ne kete menyre ushqehen gradualisht situata shqetesuese e helmuese deri dhe patologjike qe cojne ne veprime jo demokratike apo vendimmarrje te nje cilesie te ulet. Per me teper nje e tille ne vazhdimesi i ben situatat qeverisese akoma me te renda duke favorizuar nje spirale keqesimi e
perplasjeje qe nese nuk nderpritet ne kohe mund te coje ne nje shkaterrim apo thyerje totale. Ndersa ne psikiatri nje sindrome e tille drejtim-komandimi konsiderohet edhe si crregullim personaliteti apo ne gjuhe me te thjeshte si mungese kontrolli...
Metodologjia e instalimit
te tiranise
Sot njihen mire metodat e perdorura per te rrezuar nje rend kushtetues dhe per te instaluar tiranine. Kjo edhe pse ne jo pak raste emocioni e entuziazmi fillestar ishte per te kunderten. Keshtu ne mjaft raste eshte kaluar ne tirani edhe pse qellimet fillestare kishin qene te drejta. Ne raste te tjera tirani duke budallepsur vetveten ka budallepsur dhe te tjeret. Kjo eshte arsyeja qe rekomandohet vigjilence maksimale dhe reagim politik e qytetar per te mos lejuar instalimin e tiranise. Mbi te gjitha nuk duhet lejuar ne asnje rast dhe ne asnje menyre dhunimi i Kushtetutes Por po aq e rendesishme eshte dhe lufta kunder dhunimeve te tjera qe demtojne demokracine dhe pjesemarrjen qytetare. Nder to mund te radhiten keto ceshtje
-Kontrolli i informimit dhe opinionit publik fshehje fillestare informacioni bllokim i atij te vertete dhe shperndarje genjeshtrash ne mjaft raste shkohet deri aty sa te krijohet zyra apo ministria e propagandes per ta deformuar e shmangur ne maksimum informimin publik.
- Manipulimi i votes bllokime tipike pengesa kryesore e manipulime vote ndaj personave me integritet dinjitet e pikepamje reformatore nderkohe qe dhe nje pjese e konsiderueshme e manipulimit eshte dhe ajo e numerimit te votave.
- Ndikimi zyrtar mbi prokurorine dhe gjykatat ushtrim i drejtperdrejte apo i terthorte i trysnise politike- institucionale ekonomike-financiare e mediatike mbi keto organe te pavarura.
- Uzurpimi i fuqive te padeleguara nepermjet turmave mbeshtetjes militante e popullore te shoqeruar me favorizime financiare shperndarje fondesh etj. te tilla jane edhe sulmet apo privimet mbi pakicat politike minoritetet dhe individet.
- Monopoli qeverises dhe perdorimi i forcave te armatosura krahas monopolizimit te fuqise politike e ekonomike fuqizohen ne vazhdimesi perpjekjet antidemokratike per monopolizimin e forcave te armatosura perdorimin abuziv te tyre.
- Militarizimi i detyrimeve ligjore nisur me deklarime pompoze te luftes ndaj krimit per shnderrim te saj me tej ne nje lufte jodemokratike ndaj lirive civile dhe per kete qellim krijohen pergatiten apo organizohen dhe njesi ushtarake per keto detyra te brendshme.
- Infiltrimi dhe subversioni si ndaj opozites politike rezistences qytetare e reformatoreve spiunimit te brendshem dhe survejimit ushqimit te tyre per te vazhduar me tej me persekutimin e padrejte te kundershtareve kryesore.
- Bllokimi supresioni i investigimit sidomos kur korrupsioni qeveritar e administrativ dhe i mbeshtetesve politike kalon nje prag te dhene teper diskriminues gje qe e shnderron qeverisjen e deformuar shume afer asaj te nje tiranie teper te korruptuar dhe mjaft aktive.
- Perdorimi i ligjit per te shtypur konkurrencen mbeshtetje jo ligjore te militanteve apo simpatizanteve shtypje e pengim te gjithe te tjereve gje qe ne nje menyre apo tjetren i detyron dhe i angazhon zyrtaret publike ne veprimtari ilegale ketu futen dhe trafikime te ndryshme perfshire dhe ate te narkotikeve.
- Goditja e drejtperdrejte e mekanizmave te kontroll-balancimit emerim politik nepotik e klanor i personave ne pozicione kyce per kontrollin e kufizimin demokratik e pushtetit ekzekutiv gje qe po ashtu i implikon edhe ata ne veprimtari ilegale po aq i rrezikshem eshte miratimi e emerimi i gjykatesve perfshire dhe ata te Gjykates Kushtetuese qe me tej do te justifikojne ligje apo akte jo kushtetuese te pushtetit.
- Krijimi i klases se zyrtareve mbi ligjin shtim hap pas hapi i grupit te njerezve prane bosit apo prijesit nuk e perfillin ligjin dhe sistemin rregullator.
- Shnderrimi i te drejtave ne privilegje ne marrjen e licencave lejeve te ndryshme apo per veprimtari ku pushteti ne vetvete nuk ka ndonje fuqi ligjore te deleguar ne kufizimin e tyre.
- Kerkesa per gatishmeri apo korrektese politike regjistrim pozitiv per ata qe shfaqin gatishmeri ne thirrjet e prijesit nxitje e aksione represive bllokime dhe perjashtime kunder pikepamjeve sjelljeve e pozicionimeve te pafavorshme qe cojne hap pas hapi ne dominim te qeverise tiranike.
- Shtimi i varesise se njerezve nga qeveria qe arrihet nepermjet perafrimit klasik te dominimit te njerezve duke u marre atyre gjithcka dhe me tej duke iu dhene atyre aq sa gjykohet nga prijesi e qeveritaret e tij.
- Rritja e paditurise publike mbi detyrat e tyre civile per minimizim apo zero-im te pjesemarrjes qytetare reagimit qytetar.
- Shfrytezimi i ngjarjeve apo manipulimi i tyre per te prodhuar apo shumezuar mbeshtetjen popullore nepermjet nxitjes se akteve terroriste fajesimit te kundershtareve politike te ndjekur menjehere me propozime te pergatitura mire per rritje kompetencash e pushtetesh te akumuluesit te fuqise shtim kontrolli e buxheti per agjencite e ushtrimit te dhunes etj. gje qe ne terminologjine politike quhet edhe sot si Komploti apo Djegia e Rajshtagut.
Kujtese per lexuesin
Sa per dijeni te lexuesit djegia e Parlamentit gjerman Reichstagsbrand ndodhi ne Berlin me 27 shkurt 1933. Ajo ishte nje nga ngjarjet me kritike ne instalimin e regjimit nazist ne Gjermani. Zjarri i rene u shfrytezua si prove nga nazistet per kundervenie ndaj komunisteve me gjoja pergatitjen e nje komploti komunist kunder qeverise gjermane. Adolf Hitleri qe ishte betuar si kancelar i Gjermanise 4 jave me pare me 30 janar detyroi presidentin Hindenburg Paul von Hindenburg qe te nxirrte nje dekret urgjent kunder partise komuniste gjermane. Dhe keshtu me pezullimin e lirive civile qeveria naziste nisi gjuetine e shtrigave dhe institucionalizoi nje vale masive arrestimesh per kundershtaret politike perfshire dhe parlamentaret komuniste. Me ikjen e tyre dhe vendet boshe nazistet nga nje grupim parlamentar kryesor plurality u kthyen ne nje shumice apo mazhorance parlamentare majority te konfirmuar lehtesisht dhe ne zgjedhjet pasuese duke i mundesuar keshtu Hitlerit konsolidimin e pushtetit te tij.
Shmangia e tiranise
Nese mungon liria per te pohuar qe dy plus dy bejne kater vijne dhe deformimet apo goditjet e tjera te njepasnjeshme kunder lirise dhe demokracise. Per me teper ndryshe nga koncepti demokratik i logjikes ligjore apo i ligjit logjik qe ndryshe nuk mund te jete ligj per tiranin ligji nuk duhet te jete logjik pikerisht per te realizuar ushtrimin absolut te pushtetit te tij. Pra ne regjimin tiranik apo me prirje drejt tij synohet jo zbatim ligji por arbitraritet qeverises dhe mbi te gjitha zbatim e pelqim mendjeje individi pse jo dhe perdorim force. E thene ndryshe per tiranin ne vend te logjikes dyjare te quajtur dhe buliane apo aristoteliane ushtrohet logjika oruelliane...
Por a mund te shmanget tirania Pa dyshim por kjo ne radhe te pare nga vigjilenca e qytetareve reagimi i tyre Pra celesi i shmangies se tiranise i luftes ndaj saj eshte zbulimi i prirjeve konkrete tiranike menjanimi apo kundershtimi i tyre perpara se te shkohet shume larg kur tirania arrin te instalohet plotesisht. Shkaterrimi i saj behet me i veshtire me fuqizimin e tipareve te saj diktatoriale dhe per me teper mund te coje dhe ne perplasje te rrezikshme me kthime prapa me humbje te medha dhe deme materiale. Pra deshtimi ne pengimin e uzurpimit te pushtetit reagimet apatike e vonesat ne kryerjen e hapave pozitive korrektues qe ne fillim te deformimit te procesit qeverises provokon me tej masa te rrepta humbje jetesh njerezore goditje te renda te kapitalit social e thyerje te forta sociale e humane pas te cilave rimarrja e vetes apo rigjallerimi mund te kerkoje nje kohe shume me te gjate...
Duke ia lene lexuesit te ketyre radheve qe ti beje krahasimin e tij asaj qe eshte shkruar me siper me ate qe ai vete ka vrojtuar e perjetuar ne kushtet shqiptare me politiken apo sjelljen konkrete te protagonisteve kryesore po tregoj me pak fjale historine e nje pacienti dhe te kirurgut te tij para nje operacioni transplantimi. Behej fjale per nje transplant te trurit dhe mundesite per zgjedhje ishin vetem dy truri i nje arkitekti per nje cmim 10 000 euro dhe ai i nje politikani per 100 000 euro. I ndodhur perpara kesaj zgjedhjeje i semuri pyeti Mos do te thote kjo se truri i politikanit eshte me i mire se ai i arkitektit. Jo patjeter ne ate kuptim - tha kirurgu- por ai nuk eshte perdorur fare....