E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama dhe Karroca e Dylit

/ /

NgaLUCIANO BOCI

Ekzistenca dhe mirefunksionimi i demokracise nenkupton para se gjithash ekzistencen dhe mirefunksionimin e opozites. Si e tille ajo eshte nder institucionet kryesore qe garantojne normalitetin politik dhe permes tij prosperitet dhe zhvillim teresor. Theksimi i vleres se saj si institucion perjashton cdo lloj instrumentalizimi dhe keqperdorimi ne cfaredo rrethane per interesa personale te momentit dhe te rrembimit te pushtetit. Metamorfoza e saj nga opozite ne pozite i nenshtrohet nje procesi natyral brenda te cilit spikasin lindja e ideve dhe alternativave te reja kriticizmi galant pozitiv i vazhdueshem ndaj pozites. Kohesisht ky proces ngjites relativizohet dhe percaktohet nga aftesia qe kane individet te cilet perfaqesojne opoziten ne nivele te ndryshme politike per te gjeneruar ide dhe zgjidhje qe do te gjykoheshin si me te mira dhe te pranueshme brenda nje demokracie funksionale nga votuesit.
Ne kete kontekst pyetja me e madhe e politikes shqiptare vazhdon te mbetet ajo qe lidhet me natyren e te qenurit dhe te komportuarit te opozites aktuale te perfaqesuar ne pjesen me te madhe nga PS dhe nga disa parti te vogla te paidentitet.
Duke gjykuar nga ajo qe ndodh cdo dite nga ajo cka ofron kjo opozite nga ajo me te cilet perfaqesohet kjo opozite nga menyra se si vepron dhe menyra se si nderton marredheniet me kushtetuten dhe ligjet e shkruara e te pashkruara te ketij vendi nuk eshte e veshtire te konkludosh se para shqiptareve dhe politikes se tyre qendron nje grup nje klan oligarkesh te ashtequajturit miliarderet e PS qe jo rastesisht ka veshur petkun e nje partie politike dhe jo rastesisht te nje partie si PS dhe i cili me hir apo me pahir ne krye ka zgjedhur me te varfrin kryetar dhe qytetar bashkie njeriun me me shume ngjyra dhe me me pak skrupuj. E kapur dhe e gozhduar nen kete dare PS pak nga pak e humbi natyren dhe frymen e saj. Idealiteti u zevendesua nga pragmaticiteti intelektualiteti i leshoi vendin brutalitetit ata qe i kishin dhene jete asaj u zevendesuan me ata qe po i marrin shpirtin.
Rama me vullnetin dhe durimin e nje bojaxhiu te patalent dhe urrejtjen per moralin e virtytin cmontoi me kujdes hap pas hapi ato qe ishin konsideruar vlera te partitizmit dhe opozitarizmit. Pasi dhunoi statutin e saj pasi perzuri faqezinjte dhe te vjeterit pasi e mbushi PS me talente me demek me diploma te jashtme qe lidhjet me PS i kishin e i kane thjesht origjinare nomenklature sulmoi vete politiken dhe institucionet e saj brenda partise se tij KPD-ja u be Asamble Kryesia u depersonalizua dhe jashte partise perfshi ketu parlamentin qeverisjen etj.
PS-ja e tij dhe e grupit te tij e deformuar dhe e transformuar ne instrumentin me efikas qe i siguron atij ekzistencen dhe pasurimin ka sot pamjen e Karroces se Dylit sipas kenges se vjeter tironse. Karrocieri i kesaj karroce dora vete Edvini pasi ia grabiti ate pronareve te ligjshem me disa ndryshime statutore spektakolare ka mbrehur ne te 99-cat dhe e ka leshuar ate ne nje revan te pakrye qe endet si balone tauke e tabake duke besuar verberisht se po shkon drejt marrjes se pushtetit por qe ne fakt po shkon drejt fatit personal te vet te sigurt per tu arkivuar si karrocieri me i cartur i historise.
Panorama qe ofron kjo karroce kontraston fuqishem. Brenda saj kombinohen keq bajraktarizmi komunisto-tradicionalist me pamjen moderniste-kubiste te liderit alla-Brion. Ky kontrast si shprehje e konfliktualitetit mental te brendshem krijon ne vazhdimesi ekstremizem dhe anarkizem te pabaze por teper funksional per endrrat halucinante te karrocierit te thurura me sy hapur dhe nen efektin e mallit si mall dhe mallit per kohen e shkuar diku atje brenda bllokut. Ne fund te fundit karrocierit i jane vrare te ndenjurat nga tronditjet e vazhdueshme qe ka marre si certifikimi i zgjedhjeve liberalizimi i vizave ndertim i rruges se dyte te kombit dhe kerkon te nderroje me cdo kusht sediljen. Per kete ka kerkuar dhe ndihmen shoqeruese te biciklistave me Mifa ose nga ato kinezet e vjetra me qellim qe marshimi te ishte sa me bombastik dhe triumfator.
Nderkohe jo pa qellim ka hedhur jashte karroces pikerisht ata qe nuk u del dot buzeqeshja brenda karroces ata qe e rivalizojne dhe qe e liliputojne ate politikanet e vertete te politikes se majte ne Shqiperi. Brenda saj nuk te ze syri nivele si Islami Blushi apo Bello e Harasani. Nuk jane aty jo se jane me te gjate fizikisht se vete ai por sepse bien me shume ne sy dhe se bejne me shume beli se vete ai dhe nuk mund te jene as vete pasi ne menyre te heshtur por domethenese nuk kane pranuar te terheqin zvarre karrocen e Edvinit.
Andrrallat qe kjo karroce me kete karrocier i ka sjelle ketij vendi jane te panumerta. E drejtuar nga karrocieri i saj here i dehur jo me alkool here i padehur here i veshur me tanga dhe here i zhveshur dhe pasi zhurmoi dhe u soll varavinga per kutite dhe fletet e votimit pasi e parkoi gabimisht me dashje here ne bulevard duke e shoqeruar me cadrat e fushimit made in koha e Skenderbeut para Kryeministrise dhe here para Parlamentit si per presion pasi shkroi carcafe te pamate per te nxire figuren dhe pamjen e ketij vendi ne deshperim e siper sot e kesaj dite ka lene penelin dhe freret e kuajve dhe po merret me montime monstruoze per te sulmuar hapur institucionet dhe vlerat e kesaj qeverisjeje. Metamorfoza qe duhet te pesoje nje opozite per te kaluar normalisht ne pozite eshte zevendesuar ketu me metamorfozen personale te karrocierit alias timonierit nga njeriu me i gjate por jo me i mencuri i PS ne nje cimke mjerane kafkiane.
Zhurma kaotike qe ajo ben cdo dite ka vajtur deri ne dyert e kancelarive europiane te cilat kur na pane ne si politike me ate ne krah normal qe hezituan te na e jepnin statutin e vendit kandidat. Kjo zhurme jo vetem ka shqetesuar nderkombetaret por njekohesisht me cjerrjet e saj per demonstrata e cenim te rendit kushtetues eshte shnderruar sot ne makthin dhe bezdisjen kapitale te perspektives se shqiptareve.
Katandisja e opozites ne kete fare derexheje instrumentalizimi i saj ne mjetin primitiv te sigurimit te privilegjeve dhe te kerkimit qurravites te pushtetit e ka zbardhur dhe ka denigruar ate para kujtdo qe pret nga politika. Nga institucion i demokracise ajo eshte shnderruar fale devijimit cmendurak personal ne instrumentin e anarkise.
Dhe nuk do te jete vone kur ata qe sot ne kor nen dirigjimin e karrocierit u munduan te anatemojne kryeministrin neser do te kendojne se bashku kengen per karrocierin dhe karrocen e tij .... e si e pesoi karroc e Dylit......
Deputet i PD

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›