E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Berisha, eja ne tryezen e Topit mos pengo dialogun

Partia Socialiste i kerkoi dje kryeministri Sali Berisha, qe t'i pergjigjet pozitivisht kerkeses se nderkombetare per uljen ne tryeze me Presidentin e Republikes, Bamir Topi. Permes nje deklarate per mediat, sekretarja per Marredheniet me Jashte ne seline roze, Arta Dade, riperseriti seriozitetin dhe angazhimin e Partise Socialiste per daljen nga kriza gjithe dimensionale ku eshte zhytur vendi. Krize e cila, sic tha ajo, evidentohet me se nje here ne rezoluten e kaluar se fundmi nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes. Ne deklaraten e saj, deputetja socialiste vleresoi se kjo krize ka mberthyer jo vetem vemendjen e partnereve tane nderkombetare, por i ka detyruar ata qe me seriozitetin perkates te angazhohen duke ofruar formulen per daljen nga kriza. "Une i bej thirrje Sali Berishes t'iu pergjigjet atyre me te njejtin seriozitet dhe te mos pengoje dialogun me sponsorizime opozitaresh qe flasin gjuhen e tij dhe as me lojera fjalesh, por te shprehet publikisht per tryezen e Presidentit, per te cilen ne jemi gati", apeloi sekretarja per Marredheniet me Jashte ne PS, Arta Dade. Pas miratimit te rezolutes nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes per situaten aktuale ne Shqiperi, ku jepen edhe sugjerimet e nevojshme per zgjidhjen e situates aktuale politike, socialistet kane shprehur gatishmerine dhe angazhimin e tyre per t'u ulur ne tryeze me kreun e mazhorances ne nje tavoline te drejtuar nga Presidenti Topi. Kete qendrim e ka shprehur edhe kryetari i partise me te madhe ne opozite, Edi Rama, i cili theksoi rendesine e kesaj tryeze per te zgjidhur situaten aktuale. Por ne fjalimin e tij, kryesocialisti shprehu vendosmerine per te mos u terhequr nga kerkesa e tyre per hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. "Une jam gati per dialog ne tryezen e Presidentit te Republikes dhe do te jem aty personalisht, ne rast se presidenti do te angazhohet te ule palet ne tavoline. Sali Berishes i bej apel te beje te njejten gje, pa u vonuar dhe pa u fshehur pas lojerave te fjaleve", u shpreh dy dite me pare, Edi Rama. Sipas tij, Presidentin e ka zgjedhur Sali Berisha, kunder deshires dhe vullnetit te tyre, prandaj Sali Berishes i takon me shume se kujtdo tjeter, per shkak se eshte ne krye te qeverise, qe te marre pergjegjesine per te nxjerre vendin nga kriza politike, duke qene ai i pari qe t'i vihet ne dispozicion procesit te zgjidhjes se krizes dhe duke shprehur publikisht, qarte dhe prere vullnetin per te dialoguar ne tryezen e presidentit, sic sugjeron KiE.
Thirrja
"Une i bej thirrje Sali Berishes t'iu pergjigjet atyre me te njejtin seriozitet dhe te mos pengoje dialogun me sponsorizime opozitaresh qe flasin gjuhen e tij dhe as me lojera fjalesh, por te shprehet publikisht per tryezen e Presidentit, per te cilen ne jemi gati", apeloi sekretarja per Marredheniet me Jashte ne PS, Arta Dade.
Angazhimi
"Riperseris seriozitetin dhe angazhimin e PS per daljen nga kriza gjithe dimensionale ku eshte zhytur vendi, krize e cila evidentohet me se nje here ne rezoluten e kaluar se fundmi nga Asambleja Parlamentare e KiE. Kjo krize i ka detyruar nderkombetaret qe me seriozitetin perkates te angazhohen duke ofruar formulen per daljen nga kriza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›