PD: Hetim zgjedhjeve, kutite nuk hapen

Kryetari i delegacioni shqiptar ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes, Ilir Rusmali, vleresoi miratimin e rezolutes per situaten politike ne Shqiperise, ndersa theksoi se hetimi i zgjidhjeve nuk parashikon hapjen e kutive te votimit. Ne daljen e pare publike pas kthimit nga Strasburgu, perfaqesuesi i Partise Demokratike ne KiE, permes nje komunikimi per mediat deklaroi se rezoluta percakton se funksionimi i Komisionit hetimor per zgjedhjet do te punoje sipas vendimit te perkates te Gjykates Kushtetuese, nderkohe qe ka mohuar te kete krize institucionale ne Shqiperi. "Amendamenti yne numer 5 qe lidhet me nenin 7 te rezolutes eshte i qarte. Ai largon cdo lloj mundesie per keqperdorim te mesazheve qe na vine nga komuniteti nderkombetar, sepse ky amendament dhe ky nen i rezolutes i thote politikes ne Shqiperi: respektoni shtetin ligjor, respektoni rregullat e lojes, respektoni kushtetuten, kuadrin ligjor dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese sa here do te kerkoni nepermjet levizjeve tuaja politike, per shembull, komisione hetimore apo levizje te tjera te ngjashme", sqaroi Rusmali. Duke vijuar me tej, ai tha se, "komision hetimor per zgjedhjet ne Shqiperi do te thote ne menyre perfundimtare komision qe respekton kuadrin ligjor dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese". Per sa i perket kesaj ceshtje, ai kujtoi se kur jane marre vendimet e Gjykates Kushtetuese, Partia Demokratike ka qene ne opozite. "Ne ate kohe Partia Socialiste i ka pershendetur fort ato vendime. Ne i kemi respektuar, sepse ne respektojme shtetin ligjor, ne respektojme hierarkine e ligjeve, ne respektojme gjykaten, sovranitetin ne gjykim te Gjykates Kushtetuese. Sot zoti Rama perpiqet t'i lexoje ndryshe nga cfare jane ne te vertete", u shpreh deputeti demokrat. Sipas tij, ka nje parim themelor Kushtetuta shqiptare, parim te cilin te gjitha keto vendime te Gjykates Kushtetuese e ruajne dhe e mbrojne. Ai tha se parimi qe drejtesia jepet ekskluzivisht nga gjykatat e vendit, parimin qe nuk ka asnje mundesi dhe asnje instrument, por vecse nje gjykate me e larte qe mund te hedhe poshte vendimet e gjykatave. "Pretendimi i zotit Rama bie menjehere poshte sapo te konstatoni qe te gjitha kerkesat ose pjesa kryesore e kerkesave te zotit Rama, lidhet drejtperdrejte me konkluzionet perfundimtare te vendimeve te gjykates, te kolegjit zgjedhor, per shembull, me numerimet ne Berat, me rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve ne Berat apo me rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve ne Fier", shprehu bindjen Ilir Rusmali. Sipas tij, "drejtperdrejt, kerkesat qe zoti Rama perpiqet sot e gjithe diten t'i perserise gati ne menyre automatike kane marre pergjigje te drejtperdrejte dhe perfundimtare nga gjykatat shqiptare". Ai theksoi se "prandaj kerkohet te hapet komisioni hetimor, por komisionit hetimor nuk i lejohet kurrsesi qe te prishe vendimet e gjykatave, sepse eshte jashte funksioneve te veta kushtetuese, dhe ketu nuk ka asnje lloj ekuivoku, ketu nuk ka asnje lloj paqartesie".
Rusmali: Amendamenti per Presidentin u keqkuptua
Perfaqesues te mazhorances ne delegacionin shqiptar ne Strasburg thane se nuk kishin kerkuar shmangien e presidenti nga roli i mediatorit mes paleve politike per zgjidhjen e krizes. Ilir Rusmajli tha se amendamenti i tyre per kete ceshtje ishte keqkuptuar.
"Une besoj se kjo ka qene ndoshta ne menyre te pavullnetshme nje lexim i gabuar ndoshta nga perfaqesues te medias sepse kontesti i amendamenteve qe ne propozuam ne Asamble ka qene pikerisht qe te koncentrohen te gjitha perpjekjet dhe t'i jepet e gjithe ndihma e Asamblese Parlamentare te KiE, Presidentit te Republikes me qellim qe ai brenda kuadrit qe percakton rezoluta te mund te eksploronte zgjidhjet" tha Rusmajli.
I pyetur per rolin e Presidentit si ndermjetesues, deputeti i Partise Demokratike, Ilir Rusmali, shprehu dje besimin se Presidenti ne cdo Republike Parlamentare ka nje mjet fondamental, fjalen, fjalen e urte dhe Presidenti e ka kete mundesi ne cdo lloj rrethane. "I takon atij te eksploroje, i takon atij te hulumtoje brenda spektrit politik shqiptar, brenda ambientit politik shqiptar, i takon atij te theksoje publikisht ato mesazhe qe theksohen dhe ne rezolute, i takon atij te thote qe nuk goditet Kushtetuta e vendit nepermjet rruges, nuk goditen institucionet e vendit nepermjet protestave, i takon atij te thote qe bojkoti ne nje vend si Shqiperia eshte i demshem, sic e thote asambleja parlamentare nepermjet rezolutes te vet", u shpreh zyrtari i larte demokrat. Dhe sigurisht, vleresoi ai, "eshte kreu i shtetit qe duhet te beje perpjekjet qe t'i therrase te paarsyeshmit drejt arsyes". Duke vijuar me tej, kryetari i delegacioni shqiptar ne KiE, solli ne vemendje se pika 10 e rezolutes percakton kerkesen per t'ju drejtuar Presidentit te Republikes qe ai mund te nderhyje per te eksploruar mundesite e zgjidhjeve.
Rezoluta
"Pika 10/1 thote Asambleja Parlamentare i kerkon Presidentit cfare ndihme pret ai nga ne ne kete proces negocimi, dhe pikerisht keto gjera ne kemi kerkuar te jene pjese thelbesore e rezolutes, efekti i ketij roli te mos hollohej po e quaj une, nepermjet nderhyrjes se organizmave te tjera", sqaroi deputeti i PD.