E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakujdesia e mjekeve, vdes 58-vecarja

Tirane- Pakujdesia e mjekeve ka shkaktuar vdekjen e nje gruaje ne urgjencen e kirugjise ne Qendres Spitalore "Nene Tereza". Ngjarja e rende ka ndodhur mengjesin e djeshem, kur Drita Gixhari, kishte shkuar me urgjence ne spital, me dhimbje te forta barku. Viktima e shoqeruar nga i biri, nuk ka marre ndihmen e nevojshme mjekesore qe ne fillim, por mjeket i kane bere asaj vetem tre qetesues. Pas me shume se 14 oresh lart e poshte, sa ne njerin kat ne tjetrin te urgjences, mjeket kane vendosur qe ta shtrojne gruan, por gjendja e saj eshte renduar. Ne momentin qe mjeket vendosen qe ta operojne, ka qene shume vone, pasi gruaja ka dale nga salla e operimit, pas pese minutash e vdekur. Pas ngjarjes ka qene i biri i viktimes, Bashkim Gixhari, ai qe ka depozituar nje kallezim penal ne komisariatin numer 4, Tirane, ku i akuzon mjeket per pakujdesi dhe neglizhence. Pas kallezimit policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes ku edhe ka bere bllokimin e regjistrave te urgjences, per te pare nese pretendimet e familjareve te Drita Gixharit ishin te verteta, apo jo. Pritet qe te behet denoncimi dhe policia te nise hetimet per mjeket e akuzuar. Gixhari ben me dije se nena e tij nuk ka pasur asnje ndihme te specializuar, por vetem qetesues. Madje ai tregon se ne vend te mjekut, per te treguar diagnozen e te emes, e cila ishte me kriza te madha, ka qene roja i spitalit. Ai i drejtohej familjareve, duke i thene se viktima nuk kishte gje dhe duhet te largoheshin. I riu pretendon se nena e tij, jo vetem qe eshte refuar nga ana e mjekeve per t'u mjekur, por keta te fundit flinin gjume, ne vend qe te merreshin me pacienten. Policia e kryeqytetit pritet te arrije ne nje perfundim ne lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e djeshme. Mesohet se trupi i viktimes eshte derguar ne morg rreth ores 16:00, ku edhe eshte duke iu kryer ekspertiza mjekoligjore, e cila do te percaktoje se cili ishte shkaku i vdekjes se 58-vjecares. Po ashtu mjeket qe kane qene roje ne turnin e nates, do te merren ne pyetje, ku edhe do te japin shpjegimet e tyre ne lidhje me kete ngjarje. Nga sekuestrimi i karteles mjekesore te gruas do te shihen edhe llojet e qetesuesve qe i kane bere mjeket gruas ne spital.
Rrefimi i djalit: Mjeket flinin gjume
Djali i 58-vjecares, qe nderroi jete dje ne spital, Bashkim Gixhair, ne nje deklarim per mediat ka akuzuar mjeket per moskryerje te detyres. Ai tregoi te gjithe rrjedhen e ngjarjes. "Ne oren 22:30, mami kishte pak shqetesime me barkun dhe mesin. Rreth ores 23:00 e kemi sjelle ne spital, tek urgjenca. Aty kemi rastisur me mjekun roje dhe na ka thene qe ta shohim cfare ka. Pas cerek ore i kane bere dy qetesues. Nderkohe qe dhimbjet vazhduan duke iu shtuar. Ne ato momente kam kerkuar qe te ishte dhe nje specialist. Ishin dy specialiste te tjere, por nuk erdhi asnje. Njeri nga ata e kishte emrin Gjergji. Nga revolta dhe nga dhimbja e nenes, shkova tek zyra e mjekeve", ka treguar djali i viktimes. Pervec sorrollatjes, djali ka pohuar se njeri prej mjekeve e kishte kercenuar se do e merrte me polic, pasi kishte hyre pa trokitur. "Me pas njeri prej mjekeve e sheh nenen dhe tha se nuk ka ndonje gje per t'u shqetesuar, por do t'i bejme edhe nje qetesues tjeter. Pastaj qe nga ai moment kemi ndenjur gati nje ore pa asnje lloj sherbimi, pas asnje lloj ndihme se doktori donte te flinte gjume. Kemi shkuar lart ne kat te dyte te urgjences dhe kemi kontaktuar me nje mjek roje, qe tha se duhet t'i benin ekon, per te pare se cfare kishte", ka vazhduar rrefimin per ngjarjen djali. Pas ekos, rezultoi se kishte nje gure te vogel ne veshka, por nuk kishte problem. "Na thane qe do ju jap nje recete qe te merrni ilacet dhe ikni ne shtepi se nuk ka asnje gje tjeter. Nderkohe qe dhimbjet vinin duke u shtuar. Mami nuk ngrihej dot nga krevati, se e ndiente qe kishte shume dhimbje. Kemi ndenjur deri ne oren 04:00 te mengjesit, pa asnje lloj sherbimi, nderkohe qe mjeku roje dhe te tjeret shkuan tek dhoma e tyre per te fjetur gjume. Me pas u detyruam ta cojme ne shtepi. Pasi arritem ne shtepi i filluan dhimbjet me te medha dhe e sollem te spiali 6-katesh. Pasi i maten tensionin, i bene edhe kontroll per zemren, na thane qe ketu mund ti bejme vetem nje gjilpere qetesuese per t'i lehtesuar dhimbjet, por kryesoren e ka atje ku ishit, pasi i duhej bere eko per zorret. Kur shkuam serish atje, mjekur roje na tha qe ska asgje per t'u shqetesuar. Ne ato moment shkuam i beme ekon per zorret., nderkohe qe barku fillonte duke u fryre akoma dhe me shume. Nga ora 7:30 deri ne oren 10:30 nuk erdhi asnje njeri qe ta kapte me dore. Nderkohe qe ne na thoshin qe mjeket kane shkuar per mbledhje. Ne oren 10:30 vjen njeri prej tyre qe ishte dhe turn i trete dhe na tha qe qe folem dhe me ata te tjeret, mund t'i bejme nje kartele dhe ta shtrojme. Duke plotesuar kartelen ai dhe une bashke, kemi shkuar atje per ta ngritur dhe per ta cuar te shtrimi. Ne kete kohe na thane "shpejt shpejt te reaminacioni". Nga aty kemi shkuar ne salle te operacionit dhe nuk kane kaluar as 5 miunuta dhe na thane qe nena ka mbaruar", tregoi Bashkimi. Ai deklaroi se kerkonte qe kjo ngjarje te zbardhej nga drejtesia, ndryshe do te vendosnin vete per mjeket pergjegjes.
Ministri Vasili pezullon mjeket nga detyra mjeket
Menjehere pas kallezimit te depozituar ne polici, ka reaguar edhe Ministria e Shendetesise. Ministri, Petrit Vasili, ka urdheruar pezullimin e menjehershem te mjekeve, qe kane vizituar pacienten. Ministri Vasili ka kerkuar hetimin e plote te kesaj ngjarjeje, zbardhjen e cdo detaji deri ne fund. Sipas ketij urdheri, mjeket do te jene te pezulluar nga detyra e tyre deri ne zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje. Nderkohe qe pas evidentimit te shkakut te vdekjes se 58-vjecares, do te merret edhe nje vendim i dyte per mjeket.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›