"CIA ka shkatërruar kasetat e keqtrajtimeve"
Dokumente të reja të publikuara së
fundmi kanë nxjerrë në dritë fakte
në lidhje me shkatërrimin që zyrtarë të
CIA-s u kanë bërë rreth 100 shiritave
ku ishin regjistruar marrjet në pyetje
të të dyshuarve për terrorizëm. Kjo
shifër është shumë më e madhe nga
sa mendohej në fi llim. Publikimi i këtij
lajmi është bërë dje, ndërsa një prokuror
krimesh ka ndërmarrë hetimin në lidhje
me çështjen e torturave dhe zhdukjes
së materialeve nga shërbimi i fshehtë
amerikan. Ky fakt është bërë i ditur
nga një letër ku kanë hedhur fi rmën
avokatë të ndryshëm të qeverisë në
Nju Jork, ku bashkimi amerikan i lirive
civile ka kërkuar hapjen e një procesi
për të nxjerrë në dritë më shumë detaje
në lidhje me mënyrat e hetimit ndaj të
dyshuarve për terrorizëm gjatë viteve
të administratës së Bushit, mënyra që
bëjnë pjesë në një program të posaçëm
që u lançua pas sulmeve të 11 shtatorit
në Shtetet e Bashkuara në vitin 2001.
"CIA tani mund të identifi kojë numrin e
shiritave me materiale të regjistruara
që janë shkatërruar. Aktualisht janë
shkatërruar plot 92 kaseta", thuhet
në letrën e avokatëve. Sipas tyre, CIA
duhet të japë llogari për fshehje të
këtij informacioni për një kohë kaq të
gjatë. "Numri jashtëzakonisht i madh i
videokasetave dhe shiritave të shkatërruara
konfi rmon faktin se agjencia ka
ndërmarrë vazhdimisht veprime për
fshehjen e marrjes së jashtëligjshme në
pyetje të të dyshuarve për terrorizëm",
thuhet në letër. Materialet e shkatërruara
ishin një çështje e rëndësishme
edhe në gjyqin e të akuzuarit për idetë
e sulmeve të 11 shtatorit, Zacarias
Moussaoui. Gjatë këtij gjykimi, prokurorët
këmbëngulën që video të tilla
nuk ekzistonin. Vetëm pas përfundimit
të gjykimit, ata mësuan faktin se për
të akuzuarin ekzistonin regjistrime në
video dhe audio. Letra e juristëve, e
datës 2 mars, drejtuar një gjykatësi,
nënvizon se aktualisht CIA po mbledh
më shumë detaje në lidhje me zhdukjen
e dokumenteve, përfshi përpilimin e
një liste të videove të zhdukura, materialeve
që përshkruajnë zhdukjet dhe
përmbajtjet e kasetave dhe identitetet
e atyre që mund t‘i kenë parë apo pasur
materialet para se të shkatërroheshin.
Sigurisht, disa nga këto informacione do
të jenë të klasifi kuara, si për shembull
emrat e personelit të CIA-s, që i kanë
parë videot.
fundmi kanë nxjerrë në dritë fakte
në lidhje me shkatërrimin që zyrtarë të
CIA-s u kanë bërë rreth 100 shiritave
ku ishin regjistruar marrjet në pyetje
të të dyshuarve për terrorizëm. Kjo
shifër është shumë më e madhe nga
sa mendohej në fi llim. Publikimi i këtij
lajmi është bërë dje, ndërsa një prokuror
krimesh ka ndërmarrë hetimin në lidhje
me çështjen e torturave dhe zhdukjes
së materialeve nga shërbimi i fshehtë
amerikan. Ky fakt është bërë i ditur
nga një letër ku kanë hedhur fi rmën
avokatë të ndryshëm të qeverisë në
Nju Jork, ku bashkimi amerikan i lirive
civile ka kërkuar hapjen e një procesi
për të nxjerrë në dritë më shumë detaje
në lidhje me mënyrat e hetimit ndaj të
dyshuarve për terrorizëm gjatë viteve
të administratës së Bushit, mënyra që
bëjnë pjesë në një program të posaçëm
që u lançua pas sulmeve të 11 shtatorit
në Shtetet e Bashkuara në vitin 2001.
"CIA tani mund të identifi kojë numrin e
shiritave me materiale të regjistruara
që janë shkatërruar. Aktualisht janë
shkatërruar plot 92 kaseta", thuhet
në letrën e avokatëve. Sipas tyre, CIA
duhet të japë llogari për fshehje të
këtij informacioni për një kohë kaq të
gjatë. "Numri jashtëzakonisht i madh i
videokasetave dhe shiritave të shkatërruara
konfi rmon faktin se agjencia ka
ndërmarrë vazhdimisht veprime për
fshehjen e marrjes së jashtëligjshme në
pyetje të të dyshuarve për terrorizëm",
thuhet në letër. Materialet e shkatërruara
ishin një çështje e rëndësishme
edhe në gjyqin e të akuzuarit për idetë
e sulmeve të 11 shtatorit, Zacarias
Moussaoui. Gjatë këtij gjykimi, prokurorët
këmbëngulën që video të tilla
nuk ekzistonin. Vetëm pas përfundimit
të gjykimit, ata mësuan faktin se për
të akuzuarin ekzistonin regjistrime në
video dhe audio. Letra e juristëve, e
datës 2 mars, drejtuar një gjykatësi,
nënvizon se aktualisht CIA po mbledh
më shumë detaje në lidhje me zhdukjen
e dokumenteve, përfshi përpilimin e
një liste të videove të zhdukura, materialeve
që përshkruajnë zhdukjet dhe
përmbajtjet e kasetave dhe identitetet
e atyre që mund t‘i kenë parë apo pasur
materialet para se të shkatërroheshin.
Sigurisht, disa nga këto informacione do
të jenë të klasifi kuara, si për shembull
emrat e personelit të CIA-s, që i kanë
parë videot.