Rexhep Boja, përfaqësues i Kosovës në Riad

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dekretuar Rexhep Bojën në detyrën e të ngarkuarit me Punë të Republikës së Kosovës në Arabi Saudite, me seli në Riad.
“Emërimi është bërë pas konsultimeve me Kryeministrin dhe ministrin e punëve të Jashtme, në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-010-2009, të datës 26 tetor 2009, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Arabisë Saudite”, njofton Zyra e Presidentit, nëpërmes një komunikate për shtyp.
Boja ka qenë kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ndërsa aktualisht është dekan dhe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.