E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDD me 5 nënkryetarë

Këshilli Kombëtar i LDD-së ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin pikë e rendit të ditës ishte propozimi i emrave të kryesisë së LDD-së nga ana e kryetarit, Nexhat Daci.

“Duke u bazuar në rolin e këtyre personaliteteve që kanë pasur në ndërtimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës, në fuqizimin e demokracisë në vend, në funksionalizimin dhe aktivitetet e LDD-së, në kontributin e që ata kanë jap për ti dalë në mbrojtje interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, lideri i LDD-së akademik Nexhat Daci propozoi kryesinë e re, me gjithsej 5 nënkryetarë, sekretarin e përgjithshëm dhe 17 anëtarë të kryesisë së partisë”, thuhet në kumtesën e LDD’së.

Sipas këtij njoftimi, propozimin e kryetarit Daci, ky këshill e mbështeti në mënyrë absolute, me bindjen se ky formacion do të fuqizojë rolin e LDD-së në të ardhmen.

“Lidhja Demokratike e Dardanisë është e bindur, se roli i saj politik opozitar, do të vazhdoj të fuqizohet edhe me prurje të reja, duke u mbështetur fuqishëm në programin e saj politik, kombëtar dhe zhvillimorë, që janë në interes të përgjithshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në kumtesën e LDD’së.

Kryesia e re e Lidhjes Demokratike e Dardanisë e propozuar nga kryetari akademik Daci përbëhet nga këto personalitete:

Nënkryetarë: Besa Gaxherri, Lulzim Zeneli, Xhemajl Hyseni, Fadil Geci dhe Naser Rugova.
Sekretar i përgjithshëm: Sejdë Tolaj.
Anëtarët e kryesisë: Sali Gashi, Qamile Morina, Shefki Gashi, Hajrush Bajraliu, Drita Maliqi, Faik Hima, Sahit Krasniqi, Elmi Berisha, Mustafë Pllana, Sokol Haliti, Gazmend Çorraj, Sabri Morina, Zize Pepshi, Lulzim Kabashi, Ilir Fetahu, Besim Mehmeti dhe Demush Bajraktari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›