E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard: Dua ta meritoj pagën

Frank Lampard ka deklaruar se ai ende synon të jetë një lojtar i rëndësishëm për Chelsean në vitet e ardhshme në mesin e sugjerimeve se ai mund të detyrohet të largohet për shkak të moshës.

33-vjeçari shënoi për Blutë në barazimin e mbrëmshëm 1-1 ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve, pasi kishte qëndruar në stol gjatë ndeshjes së Premier Ligës ndaj Swansea.

“Nuk dua vetëm të marr paratë dhe të qëndroj ulur në stol. Por unë kam respekt për menaxherin dhe respekt për ekipin dhe kualitetin e ekipit. Është një ekip i madh dhe menaxheri do të bëjë atë që e sheh si të duhur. Nëse ai dëshiron të sjellë lojtarë të rinj me kalimin e kohës, atëherë unë duhet të pajtohem me këtë”.

“Fatmirësisht, jam në një klub të cilin e dua dhe kam bërë një histori të shkëlqyeshme këtu. Dua të vazhdoj këtë tregim edhe për disa vite të mira, jo vetëm për tani, jo vetëm për disa muajt e ardhshëm”, ka thënë Lampard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›