Rexhepi Bisedimet Prishtine-Beograd do te fillojne me 8 mars
Ministri i Brendshem i Kosoves Bajram Rexhepi thote se bisedimet me Serbine do te fillojne me 8 mars.
Negociatat qe do te behen me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian do te jene bisedimet e para te drejperdrejta mes dy paleve qe kur Kosova shpalli pavaresine nga Serbia ne vitin 2008.
Kosova ka caktuar zevendes kryeministren Edita Tahiri per te drejtuar delegacionin e saj ndersa Robert Cooper nje keshilltar politik i shefes se politikes se jashtme te Bashkimit Evropian Katherine Eshton do te jete ndermjetes.
Bisedimet pritet te perqendrohen ne ceshtje te tilla si komunikacioni dhe transporti mes shqetesimeve te tjera.
Pavaresia e Kosoves eshte njohur nga mbi 70 vende.
Serbia ka thene se nuk do ta njohe kurre pavaresine e Kosoves por eshte e perkushtuar per gjetjen e nje kompromisi afatgjate me qeverine e saj.