E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deflacion infermieresh. Mjeket te mos na shajne

Sindikata e infermierëve i kërkon ministrisë së Arsimit  që të fillojë rivlerësimin e programeve të formimit për të gjitha fakultetet e infermierisë pasi sipas tyre vitet e fundit me liberalizimin e arsimit të lartë duke synuar për të nxjerrë infermierë pa fund është abuzuar me cilësinë e tyre.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, kryetari i kësaj sindikate, Sabri Skënderi kërkon që institucionet të fillojnë sa më shpejt nga puna pasi infermierët shpesh sipas tij bëhen pjesë e gabimeve dhe fajeve të rënda deri në krim nga paaftësia.

Sipas Skënderit duhet te krijohet sa më shpejt hapësira për edukimin e vazhdueshëm profesional të tyre. Një risi e mirë sipas tij është ligji për profesionet e rregulluara që i kalon të gjithë në një sitë për aftësimin e tyre profesional, por informimi për të dhe masat për zbatimin e tij janë të vonuara, shprehet kryetari i sindikatës së infermierëve.

Nga ana tjetër sindikalistët i kërkojnë mjekëve që mos të akuzojnë infermierët për paaftësi pasi janë vetë mjekët që janë në krye të institucioneve shëndetësore dhe atyre arsimore që nxjerrin këtë produkt. Infermierët zënë rreth 75% të punonjësve të shëndetësisë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›