E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktima e rregullores perjashtohet deputeti Taulant Balla

Taulant Balla është deputeti i parë i cili ka provuar sanksionet penalizuese të rregullores së re kuvendore. Duke iu referuar si shembuj konkretë të dështimit të ligjit të pastrimit të parave, ministrave  të kabinetit qeveritar dhe vetë kryparlamentares Topalli, Balla u përjashtua nga kjo e fundit për shkelje të rregullores.

“Shikoni pasuritë e Majlinda Bregut. E ka kthyer familjen në një superfuqi energjetike e s’ ka lënë kunat në këmbë pa i dhënë nga një licencë hidrocentralesh. Për të mos folur pastaj për Genc Rulin që edhe mes kësaj qeverie super të korruptuar mban rekordin për aferat dhe pisllëqet që ka bërë” tha Balla.

”Ju tërheq vëmendjen. Jeni duke shpifur. Ju mund të përfundoni në gjykatë” tha Topalli.

”Neni 73 i rregullores thotë: deputetët nuk mbajnë përgjegjësi për ato që thonë. Kam këtu edhe deklaratën tënde të pasurisë, moj hajdute dietash...” tha Balla.

”...atëherë ky zotëria është i përjashtuar nga seanca plenare dhe byroja do të marrë masat” tha kryeparlamentarja Topalli.

Në solidaritet me kolegun e përjashtuar, grupi parlamentar socialist bojkotoi foltoren e kuvendit gjatë gjithë kohës së votimit të ligjeve. Kjo ishte seanca e parë plenare sipas rregullores së re ku përveç shtimit me një jave të kohës së pezullimit të depueteve të zhurmshëm, kalon në fund te rendit të ditës debati i lirë.

Elona Gjylmi

Azhornuar së fundi ( e enjte , 03 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›