Proteste ne Vlore veteranet kunder rregjistrimit me vetedeklarim
Veteranët e luftës në Vlorë të mbështetur nga shoqatat joqeveritare kanë kërkuar nëpërmjet një deklarate anullimin e ligjit të gjendjes civile i cili lë hapësira për ndryshimin e kombësië në gjykatat e vendit. Përsa i përket regjistrimit të popullsisë ai shihet nga veteranët e Vlorës si një rrezik për popullsine etnike shqiptare.
“Realizimi i këtij lloj regjistrimi me vetëdeklarim të nxituar do të detyrojë shqiptarët e varfër nevojtarë që për hir të interesit ekonomik të çastit të pranojnë mohimin e kombësisë shqiptare dhe të vetëdeklarohen si shtetas me kombësi helene, vetëm e vetëm për të prfituar punë e pension nga shteti grek. Prandaj ata kundërshtojnë vendosmërisht regjistrimin vetëdeklarues me bazë feje dhe etnike” tha kryetari i Shoqatës së veteranëve të LANC, Seit Jonuzaj.
Edhe pse regjistrimi i popullsisë u shty për një kohë të dytë përsëri vijojnë reagimet kundër mënyrës së rregjistrimit të popullsisë në bazë etnie dhe feje nga shoqëria civile, akademikët dhe qytetarët.
Festim Llanaj