E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Prioritetet e arsimit në 4 vjet

Në fund të mandatit katër vjeçar, çdo shkollë do të jetë e ndërtuar dhe e rikonstrukturuar. Kështu është shprehur ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Sipas ministrit, prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit gjatë këtyre katër viteve do të jenë , informatizimi i shkollave , ngritja e maturës shtetërore në standardet europiane, ndërtimi i godinave shkollore, por dhe investimet në kërkimet shkencore.
Ministri i Arsimit, i sapomandatuar, Myqerem Tafaj, i ka dhënë këto deklarata, gjatë konferencës së organizuar nga Asociacioni Ballkanik i Mjedisit në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës. Gjatë kësaj konference është diskutuar për çështje të ambientit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›