Stefanovic: Veriui Kosovës pikë kyce në bisedime
BEOGRAD- Shefi i ekipit serb për dialog me Kosovën Borko Stefanovic ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm të bisedojë për çdo temë.
“Për ne nuk ekziston ndarja artificiale rreth temave më pak dhe më shumë të rëndësishme, politike apo teknike, gjë që është një kufizim terminologjik të cilin Prishtina e shfrytëzon për t'iu shmangur përballjes me realitetin dhe domosdoshmërinë që disa çështje të zgjidhen”, tha Stefanovic për mediat vendase.
Duke folur për propozimin e zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçic për ndarjen e Kosovës, kryenegociatori serb tha se Daçic këtë ide apo propozim e ka paraqitur si lider i partisë politike. Por ai shtoi se qëndrimi i Serbisë është i qartë se është e gatshme të bisedojë, deri në implementimin e një marrëveshjeje për cilëndo temë.
Stefanovic përsa i përket ndarjes së Kosovës, ka nënvizuar se në këtë moment nuk janë të gatshëm të hapin këtë temë. Por ai shprehet i sigurt se do të bisedohet për veriun e Kosovës, që sipas tij, “është faktor kyç për zgjidhjen e problemit të Kosovës”.
“Problemi i veriut nuk do të zhduket. Ai duhet të rregullohet vetëm ashtu siç mundet, nëpërmes marrëveshjes sonë. Nëse pala prishtinase vazhdon të mohojë këtë realitet, kjo nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në terren”,- ka deklaruar kryenegociatori serb.
Stefanovic nuk mendon se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do të zgjasë gjatë. Sipas tij, duhet pritur që deri në gjysmën e dytë të vitit tjetër të zgjidhen disa nga çështjet më të rëndësishme.
Ai përsëriti se qëllimi i dialogut është që të ndihmohen sidomos serbët në Kosovë, ku nuk do të jenë qytetarë të rendit të dytë. “Kjo është pikënisja jonë, por qëllimi është që në mënyrë të përhershme të zgjidhim problemin e Kosovës dhe raportin tonë me Prishtinën”,- thekson Stefanovic.
(e.m/koha/BalkanWeb)