E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vrau komshiun, arrest me burg për të dyshuarin

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” përAndrea Berberin, i cili akuzohet për vrasjen e komshiut te tij, 42-vjeçarin Luan Puja. Seanca gjyqësore e masës së sigurisë ndaj 65 vjeçarit Andrea Berberi është zhvilluar nën masa të forta sigurie.

Kërkesa e prokurorit të çështjes në dhënien e masës së sigurisë "arrest me burg" është aprovuar nga trupi gjykues, i cili ka lënë në fuqi kërkesën e organit të akuzës që i dyshuari për vrasje të hetohet në burg. Mbi 65 vjeçarin Andrea Berberi rëndon akuza e “vrasjes” dhe “armëbajtjes pa leje”.

Berberi akuzohet se tre ditë më parë në lagjen numër 15, Durrës, vrau me armë zjarri shtetasi Luan Puja, 42 vjec, me profesion elektriçist. Vrasja ka pasur si motiv një konflikt të para disa viteve midis palëve, komshi me njëri-tjetrin, pikërisht në kohën që viktima Pujai shte kontraktuar nga Andrea Bebrberi për të kryer disa instalime elektrike në banesën e tij.

Por për shkak të një mosmarrveshje për një shumë parash, ky konflikt ka gjeneruar në një ngjarje të ndodhur më datë 26 prill të këtij viti,ku viktima ka qëlluar me sende të forta autorin, ngjarje e cila kishte kaluar për gjykim në gjykatë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›