E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, pranga një personi të kërkuar për vrasje të trefishtë

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 45-vjeçari Ardian Nurcellari (Ostrovica), lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.
 

Sipas policisë kapja e tij u realizua mesditën e sotme në afërsi të mbikalimit të Kamzës, në ambjentet e një lokali në Tiranë.
 

45-vjeçari, dyshohet se në vitin 2000 ka kryer një vrasje të trefishtë në qytetin Luccas të Italisë.
 

Ndërkohë në ngarkim të tij, Gjykata e Luccas në Itali e ka dënuar në mungesë me 20 vjet burgim për konsumim të veprave penale të vrasjes me dashje dhe largim nga vendi i aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›