Bashkë për Olimpiadë
Në intervistën për revistën ‘Rolling Stone’, Roger Taylor deklaroi se grupi do të mund të ribashkohej për të interpretuar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Londrës, vitin e ardhshëm.
"Nuk do ta hidhja poshtë idenë e interpretimit të përbashkët.
Para disa ditëve lexova se Paul (Rogers) mendon se sërish do të mund të bënim diçka bashkë. Nëse do të kemi ndonjë ofertë speciale, si për shembull, hapja e Olimpiadës, pse jo? Sigurisht që s’do ta refuzoja atë ide”, theksoi mes tjerash Taylor. Natyrisht, sipas tij, Queen s’mund të jetë i njëjti grupi sikurse me Freedy Mercury, “por mendoj se ne do të bëjmë një kombinim vërtet të jashtëzakonshëm”.
"Ne po bëjmë një shou tonin, po shfrytëzojmë incizimet tona dhe mënyrën e produksionit, sepse, duhet të jemi real, anëtarët e grupit po plaken... por ka shumë tribute-grupe, disa prej të cilëve janë të mirë, e disa tejet të dobët”, deklaroi ai, duke pohuar se kjo edhe është sfida kryesore për ta – që të tregojnë se ende vlejnë.