E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si u themelua FBI

Të martën është publikuar sekuenca a parë nga filmi i ri i Clint Eastwood, i cili flet për themelimin e Zyrës Federale të Hetimeve (FBI). Nga Express më 22 shtator 2011 në ora 11:55

Në filmin e ri biografik të aktorit dhe regjisorit, Clint Eastwood, rolin kryesor, atë të themeluesit të FBI, J. Edgar Hoover, e luan Leonardo DiCaprio.

Studioja filmike Warner Bross ka publikuar tashmë në internet edhe trailerin e parë zyrtar të filmit, bashkëproducentë të të cilit janë Bryan Graizer
dhe Rob Lorenz. Skenarin e filmit e ka nënshkruar Dustin Lance Black, ndërkohë që në rolet e tjera në film shfaqen edhe Armie Hammer, Ed Westwick, Josh Lucas, Judi Dench, Lea Thompson, Naomi Watts dhe Jefrey Donovan.

Ndryshe, J. Edgar Hoover ishte themelues dhe drejtor i FBI (nga viti 1935 e deri në vitin 1972). ME kalimin e kohës u zbulua se për të shkelja e ligjit nuk ishte gjë e panjohur, ndërkohë që gjatë kohës sa drejtohej nga ai FBI më tepër i ngjante një policie sekrete. Mbase, Eastwood do të prekë pikërisht këtë segment në filmin e tij, që, tash për tash, quhet ‘J. Edgar’.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›