Rexhepi: Shqiptarët kanë reaguar me pjekuri
Tiranë - Situata në Mitrovicë paraqitet e qetë dhe pa probleme-kështu ka vlerësuar sot përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë në komunën e qytetit verior. Kryetari i Komunës, Bajram Rexhepi, tha se përveç incidentit që ka ndodhur më 6 janar në Suhadoll, ku janë dëmtuar dy vetura, njëra pronë e një banori serb dhe tjera e një banori shqiptar, e tërë java ka qenë e qetë.
Per sa i përket incidentit në Suhadoll, Rexhepi tha se reagimi i policisë në atë rast ka qenë shumë produktiv dhe profesional, meqë ka ndikuar që situata të mos përshkallëzohet, duke pasur parasysh se banorë të komunitetit serb dhe shqiptar janë mbledhur në grupe dhe ka pasur mundësi që të ndodhë ndonjë trazirë më e madhe.
Rexhepi theksoi se që situata të mos dalë jashtë kontrollit kanë ndikuar edhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, të cilët janë sjellë me pjekuri në një gjendje të tensionuar. Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës nuk përmenden ndonjë incident që ka ndodhur gjatë ditë të fundit. Ndërkaq përfaqësuesit e KFOR-it vlerësuan një situatë të qetë dhe njëkohësisht premtuan se do të jenë të angazhuar vazhdimisht për të mbajtur një situatë të qetë.