Ademi: Pozicioni politik i shqiptarëve ka ndryshuar
Shkup -Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi deklaroi se që nga viti 2001 pozicioni juridik dhe politik i shqiptarëve në Maqedoni ka ndryshuar dukshëm. “Unë mendoj se pas shtatë viteve është një periudh e mjaftueshme për të dhënë një vlerësim objektiv për implementimin e MO. Sa i takon pjesës normative apo të ligjeve që burojnë nga kjo marrëveshje janë miratuar, është ndryshuar kushtetuta që është bërë pjesë e sistemit juridik të RM-së dhe mund të themi se pozicioni juridik dhe politik i shqiptarëve në Maqedoni ka dryshuar dukshëm nga ajo që e kishim para vitit 2001”, deklaroi Ademi në një intervistë për BBC.
Sipas tij, nuk mjafton që këta ligje vetëm të miratohen por ata duhet të implementohen në praktik që qytetarët ti ndjenjë këta ndryshime apo këta benefite.
Sipas tij, nuk mjafton që këta ligje vetëm të miratohen por ata duhet të implementohen në praktik që qytetarët ti ndjenjë këta ndryshime apo këta benefite.