Fyle: Mësohuni të mos kontestoni zgjedhjet

Komisioneri evropian për Zgjerim, Stefan Fyle në vazhdim të agjendës së tij në Tiranë arriti në kryeministri për një takim me Kreun e Qeverisë, Sali Berisha.
Takimi që zgjati për rreth një orë u zhvillua ne selinë qeveritare pa praninë e mediave dhe erdhi menjëherë pas mbylljes së takimit të paradites me ambasadorët. Mësohet që Fyle ka dhënë mesazhe të qarta për tejkalimin e krizës dhe ngërçit politik në Shqipëri, në përpjekje për gjetjen e një rrugezgjidhje për miratimin në parlament të tre ligjeve të përcaktuara nga Komisioni Europian si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Fyle në këto momente po zhvillon takime me kreun e opozitës shqiptare, Edi Rama.
Ndërkohë që, Fyle ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim pune me ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi, ate të OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth, me ambasadorin e SHBA-së Aleksandër Arvizu si dhe me ambasadorët e tjerë të huaj të akredituar në Shqipëri./Indeksonline/