Mjeku mostër drogoi e përdhunoi shqiptaren
05/11/2009 Mes dhjetëra rasteve të dyshuara për abuzim seksual edhe 30-vjeçarja shqiptare
Zbulohet në Romë një maniak seksual, i ftonte femrat për vizita dhe i përdhunonte
ROMË- Një grua shqiptare, 30 vjeçe, është bërë pre e një mjeku të sëmurë psiqikisht që abuzonte seksualisht me viktimat e tij, pasi më parë u fuste shiringat me drogë në trup. Ngjarja e rëndë është zbuluar dje nga policia italiane, e cila njoftoi se autori është vënë në pranga tashmë, pasi në adresë të tij nuk reshtnin denoncimet nga viktima të shumta. Tekniku radiolog, A. B, 50 vjeç, dyshohet se në këtë mënyrë ka përdhunuar më tepër se dy femra, saç është numri zyrtar i akuzave, ndërsa ekspertët e karabinierëve nuk kanë pritur më tepër, por dje i vunë prangat. Operacioni u zhvillua pikërisht në banesën e mjekut në Capranica, Viterbese, teksa ai akuzohet për sekuestrim personi, dhunë seksuale, etj. Deri më tani ai është denoncuar nga dy gra një 30-vjeçara shqiptare dhe një ukrainase 40 vjeçe, teksa emrat e tyre s’janë bërë të ditur. Policia dyshon se të përdhunuarat janë më tepër. Për të sensibilizuar viktimat ekspertët e policisë kanë vënë në dispozicion numrat 06/48942973 dhe 48942918, ku luten ata persona që kanë pasur kontakt me mjekun të denoncojnë dhunën. E para që denoncoi ishte 30-vjeçarja shqiptare. Në janar ajo u prezantua tek karabinierët në Alessandrina. Aty ajo rrëfeu se nëpërmjet internetit kishte njohur një mjek që ofronte ndihmë. Rasti ishte paraqitur, kur ajo kishte nevojë për të bërë një mamografi. Fillimisht ai e ftoi të pinin një kafe dhe pasi e futi në dhomën e tij i injektoi një dozë benzodiazepine, gjëja e fundit që i kujtohej shqiptares. Thuajse të njëjtën skemë kishte ndjekur edhe me gruan tjetër ukrainase. Pra, rituali i mjekut, siç shkruajnë mediat italiane ishte një pije në lokal, drogë e dhunë seksuale. Kjo gjë vazhdoi deri ditën e djeshme kur policia zhvilloi aksionin blic në Capranica, ku sekuestroi tre kartela mamografie, 25 flakonë benzodiazepine, dy makina fotografike dixhitale, tre kompjuter dhe e 30 cd.
M. Mullai