Rezart Taçi sot në gjykatë
Autori i Lajmit: Redaksia
Biznesmeni Rezart Taçi i cili akuzohet për dhunimin e gazetarit Mero Baze, do ti komunikohet masa e sigurisë ditën e sotme. Masa e sigurisë do ti komunikohet nga Gjykata e Tiranës. Biznesmeni Rezart Taçi është vetëdorëzuar në polici, pak orë pasi gjykata vendosi në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për të. Mësohet se Taçi është pyetur nga oficerët e policisë, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës lidhur me incidentit e ditës së hënë me gazetarin Mero Baze. "Jam i gatshëm të respektoj në çdo moment çdo instancë ligjore dhe në rastin konkret vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë, por nuk mund të mos shpreh bindjen time të plotë se e gjitha kjo situatë është rezultat i një strategjie dhe lufte të filluar shumë kohë më parë ndaj personit tim dhe bizneseve që unë zotëroj. Dua të theksoj faktin se nuk është në edukatën dhe formimin tim personal përdorimi i dhunës ndaj askujt dhe për më tepër ndaj përfaqësuesve të medieve, prandaj hedh poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj personit tim.
Sapo rashë në dijeni të vendimit të gjykatës vihem në dispozicion të drejtësisë dhe shpreh bindjen se rasti në fjalë do të trajtohet në bazë të ligjit". Kështu është shprehur biznesmeni Rezart Taçi pak momente para vetë-dorëzimit në polici.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2009