“Çmendet” Moratti, kërkon fitore dhe në ‘Camp Nou’
Autori i Lajmit: Redaksia
Milano - Është pak të thuhet se presidenti i Interit, Masimo Moratti, ka ngelur i kënaqur nga fitorja e skuadrës së tij në fushën e Dinamos së Kievit në ndeshjen e Ligës së Kampioneve. Pronari zikaltër i ka hedhur sytë nga ndeshja e Katalonjës, ku kërkon një fitore historike edhe në fushën e kampionëve te Europes. “Tri piket mund t’i marrim edhe ne Barcelonë. Dy ndeshjet e fundit do t’i luajmë për t’i fituar”, - u shpreh bosi i naftës në një intervistë pas ndeshjes dramatike. Moratti nuk ka lënë pa komentuar edhe takimin e mbrëmjes së të mërkurës, duke u shprehur se këtë ndeshje e fitoi grupi i ndërtuar nga Mourinho. “Duke parë barazimin e Barcelonës, ne mund të na shkonte për shtat edhe një barazim, por kemi qenë të pafatë, pasi dukej sikur ishte e pamundur të shënoje. Gjithesesi, ne e kishim thënë se si Barcelona ashtu edhe Interi duhej të kishin frikë nga këto skuadra. Rubini është kampion në Rusi dhe ndeshja e kthimit në Milano do të jetë shumë e vështirë”, - nënvizoi Moratti. Nerazzurët u gjetën në disavantazh në minutën e 21-të kur sulmuesi ukrainas, Andriy Shevchenko, kaloi në epërsi skuadrën vendase. Mirëpo, zikaltrit u kthyen në fund të ndeshjes me dy gola të shpejtë nga Diego Milito (86’) dhe Uesley Sneijder (89’) për ta fituar ndeshjen dhe për të siguruar tri pikë të plota. Ndeshja tjetër e Grupit F e zhvilluar më herët, ndërmjet Rubin Kazanit dhe Barcelonës, ka përfunduar pa gola, ku Blaugranët edhe një herë u treguan të pafuqishëm përballë ekipit rus. Pas kësaj ndeshjeje gjendja në këtë grup është komplikuar edhe më shumë. Interi mban kreun me gjashtë pikë, Barcelona dhe Rubin Kazani kanë nga pesë pikë në vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa Dinamo e Kievit gjendet e fundit me katër pikë. Kështu që të gjitha skuadrat janë në garë për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt. Mendoj se skuadra është e aftë për ta bërë këtë”, përsëriti edhe një herë tjetër Moratti.
Mourinho mendon për Romën, harron Kievin
Interi dhe Roma takohen të dielën në Giuseppe Meazza për të zhvilluar ndeshjen e javës së 12-të në Serie A, ndërsa trajneri i zikaltërve, Jose Mourinho, ka kërkuar nga tifozët që të jenë në numër sa më të madh në stadium. Portugezi ka kërkuar numër të njëjtë tifozësh edhe në ndeshjen e fundit të fazës në grupe të Ligës së Kampioneve, të cilën Interi do ta zhvillojë kundër Rubin Kazanit përpara tifozëve të vet. “Do të jem i zhgënjyer nëse nuk do të ketë 70.000 tifozë në stadium, në raundin vendimtar (të Ligës së Kampionëve) kundër Rubin Kazanit dhe po ashtu edhe kundër Romës të dielën”, - ka thënë Mourinho për Sky. Trajneri i skuadrës së Interit Joze Mourinjo është shperhur mjaft i kënaqur me skuadrën e tij pas fitores në minutat e fundit kundër Dinamos së Kievit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampioneve. “Ishte një përmbysje fantastike, me zemër, grintë dhe emocione. Pashë dëshirë dhe unitet në skuadër”, - është shperhur Mou për ndeshjen ndaj Dinamos se Kievit.
Saki
Fitorja e Interit në minutat e fundit kundër Dinamo Kiev ka befasuar edhe një njeri të mësuar të fitojë si Arrigo Saki. Ish-tekniku i Milanit, i cili tashmë luan rolin e opinionisitit për “Mediaset” pohoi: “Diferencën sipas meje e ka bërë Mourinho, i cili ka bërë një gjë të pa parë kurrë deri tani në Itali. Luajti në minutat e fundit me vetëm një qëndërmbrojtës, duke krijuar pak konfuzion, por duke i dhënë jetë një gjeje të pa para në vendin tonë. Është një fenomen dhe mund të bëjë çfarë të dojë me skuadrën? Unë e mbështes është një fenomen”.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2009