Bildt: Integrimi i Ballkanit në BE, Bosnja e fundit
Autori i Lajmit: Redaksia
Ratifikimi përfundimtar i Traktatit të Lisbonës për reformimin e Institucioneve të Evropës paraqet një pikë të kthesës për BE-në, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, vendi i të cilit është kryesues i radhës i unionit evropian. Bildt theksoi se BE-ja tani do të ketë instrumente më efektive, siç është organi për politikë të jashtme, i cili për nga madhësia do të jetë i pari apo i dyti në botë. Pasi Çekia nënshkroi Traktatin, si shteti i fundit anëtar i BE-së, ky dokument do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. “Do të nevojiten disa vjet për ndërtimin e këtij organi, por ai do të jetë një mjet i fuqishëm, i cili do të avancojë aksionet tona në skenën ndërkombëtare”, - tha Bildt. Evropa tani do të heq dorë nga presidenca e rotacionit. Tashmë na nevojitet një strategji më e qëndrueshme në marrëdhëniet tona me botën”, - tha shefi i diplomacisë suedeze. Përsa i përket zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, Bildt theksoi se kur bëhet fjalë për shtetet e Ballkanit Perëndimor, në këtë shteg ka ngecur vetëm Bosnja dhe se sipas mendimit të tij, shtetet e tjera kanë lëvizur përpara. Ministri i Jashtëm i Suedisë, i cili mori pjesë në samitin dyditor SHBA-BE, i cili u zhvillua në Uashington, tha se nuk është i interesuar për funksionin e Ministrit të ri të Jashtëm të BE-së. Në samitin SHBA-BE është diskutuar për problemet kryesore globale, siç janë siguria energjetike, për situatën në Afganistan, problemin e ndryshimeve klimatike, Lindjen e Mesme dhe çështjet financiare. Ndërkohë, përsa i përket Afganistanit, Bildt theksoi se evropianët janë më të durueshëm se amerikanët, pasi qëndrojnë për një kohë më të gjatë dhe se kjo pasqyrohet më së miri me misionet në Ballkan. “Evropianët e shohin historinë nga një këndvështrim tjetër, ne besojmë se ajo lëvizë ngadalë dhe nuk besojmë në zgjidhje të shpejta. Nëse përfshihemi në misionet për të ndihmuar në procesin e ndërtimit të shoqërive, është me rëndësi që të qëndrojmë për një periudhë më të gjatë. Ne e dimë se një apo dy vjet nuk mjaftojnë për të përmbushur një mision të tillë”, - shtoi më tej Bildt. Shefi i diplomacisë suedeze foli edhe për konfliktin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke theksuar se tani ka ardhur momenti për të zgjidhur këtë çështje që është bërë pengesë për integrimin e Maqedosnisë në unionin Evropian. “Shpresoj në rifillimin e negociatave. Jemi në një moment që po na jep shanse, i cili nuk do të zgjasë shumë. Tani është koha për zgjidhje. Të gjithë janë të vetëdijshëm se ekziston nevoja për kompromis. Kompromiset nuk janë domosdoshmërisht formula më e popullore në Ballkan, por janë mjete, të cilat i kemi shfrytëzuar për ta lëvizur Evropën përpara”, - përfundoi Bildt.
Integrimi
Maqedonia të zgjidhë çështjen e emrit
Shefi i diplomacisë suedeze foli edhe për konfliktin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke theksuar se tani ka ardhur momenti për të zgjidhur këtë çështje që është bërë pengesë për integrimin e Maqedosnisë në unionin Evropian. “Shpresoj në rifillimin e negociatave. Jemi në një moment që po na jep shanse, i cili nuk do të zgjasë shumë. Tani është koha për zgjidhje. Të gjithë janë të vetëdijshëm se ekziston nevoja për kompromis. Kompromiset nuk janë domosdoshmërisht formula më e popullore në Ballkan, por janë mjete, të cilat i kemi shfrytëzuar për ta lëvizur Evropën përpara”.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2009