KLD, ekspertë nga Portugalia për inspektimin e dosjeve
Autori i Lajmit: Redaksia
Një grup ekspertësh nga Portugalia pritet të mbërrijë në vendin tonë për të kryer një inspektim në gjykata. Përfaqësuesit e drejtësisë portugeze së bashku me një grup pune nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të nisin inspektimin e të gjithë dosjeve të që kanë për objekt gjykimi vrasjen dhe që kanë kryer në vitet 2008 dhe 2009. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranga KLD-së të cilat pohojnë se kontrolli në gjykata do të nisë së shpejti. Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të nisë inspektimet në të gjithë gjykatat në lidhje me dosjet që kanë të bëjnë me vrasjet dhe korrupsionin. Ndërkohë një tjetër marrëveshje është hartuar mes inspektoratit të KLD-së dhe Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë me qëllim kryerjen e inspektimeve. Gjatë mbledhjes, nënkryetari i KLD-së tha se Këshilli do të realizojë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë një inspektim të përgjithshëm për vendimet e dhëna nga gjyqtarët në dosjet e vrasjeve dhe korrupsionit gjatë viteve 2007-2008. Nënkryetari i KLD-së, Spahiu tha se ky Këshill do të vazhdojë të kalojë në skaner punën e gjyqtarëve.
Inspektimi në gjykata
Zvarritja e proceseve gjyqësore dhe ankesat e qytetarëve për vendime të padrejta nga gjykatat do të verifikohen gjatë një kontrolli të imtësishëm në të gjitha dosjet penale. Një grup pune nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe një tjetër nga Ministria e Drejtësisë do të nisin inspektimin në gjithë gjykata e vendit gjatë këtyre ditëve. Në Gjykatën e Tiranës së shpejti pritet të mbërrijnë inspektorët e KLD-së, të cilët do të kontrollojnë gjithë rrugën procedurale të dosjeve në shqyrtimin. Ndërsa në dosjet ku është marrë një vendim përveç ecurisë së procesit mënyrës së administrimit të fakteve dhe provave në fashikullin e gjykimit do të inspektohet edhe argumentimi i vendimit.
Procedimet
Ministri ka kërkuar procedim disiplinor për 13 gjyqtarë gjatë periudhës 2008-2009. Sipas të njëjtave burime mësohet se gjatë vitit 2005 -2009 më urdhër të Ministrit të Drejtësisë, Drejtoria e Inspektimit të Gjyqësorit ka kryer gjithsej 33 procese inspektimi, në Gjykatat e Shkallës së Parë dhe ato të Apelit. Mësohet se 28 inspektime janë kryer në periudhën nëntor 2007-prill 2009 nga të cilat 8 kanë pasur si objekt inspektimin e veprimtarisë së administratës gjyqësore, 20 inspektime në gjyqësor tematike ose të përgjithshme, duke respektuar kalendarin e veprimtarisë inspektuese të miratuar në fillim të çdo viti. Ministri i Drejtësisë, për inspektimet të kryera në periudhën e sipërpërmendur (2007-2009) ka dërguar kërkesat për procedimin disiplinor për 13 gjyqtarë nga të cilët ; 5 të Gjykatës të Apelit Vlorë, 3 të Gjykatës Ushtarake të Apelit; një të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat; dhe së fundmi (dërguar gjatë këtij muaji) për tre gjyqtarë të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Elbasan dhe një të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Për 12 gjyqtarë, në vlerësim të gjetjeve të rezultuara nga inspektimi apo materialet e përcjella nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është propozuar masa e shkarkimit nga detyra dhe për një prej tyre masa e transferimit në një gjykatë tjetër jashtë rrethit gjyqësor. Burimet nga ministria bëjnë të ditur se janë në proces përpunimi nga Drejtoria e Inspektimit Gjyqësor, materialet që kanë rezultuar nga kontrollet e ushtruara në disa Gjykata të shkallës së parë dhe të Apelit. Inspektimet e bëra gjatë vitin 2008-2009 me objekt kontrollin e administratës gjyqësore kanë përfunduar me shkarkimin e kancelarëve në gjykatat e rretheve gjyqësor Korçë, Kurbin, Lezhë, Lushnjë.
Legjislacioni
Ligji i ri i organizimit të pushtetit gjyqësor ka prodhuar dhe një riformatim të organikave për shumicën e gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të apelit. Ka qenë një diskutim që është bërë me shumë seriozitet edhe nga anëtarët e KLD-së. Unë kam përcaktuar dhe numrin e gjyqtarëve në shkallë republike mbi bazën e propozimit të Ministrit të Drejtësisë, sigurisht duke shfrytëzuar dhe kompetencat që jep Kushtetuta dhe Ligji i Presidentit, duke bërë të mundur që të eliminohen disa “handikap”-e që janë vërejtur nga këto gjykata qoftë për sa i përket pamjaftueshmërisë së gjyqtarëve në disa gjykata, qoftë për sa i përket numrit të tepërt e të panevojshëm për nivelin e punës së këtyre gjykatave. Ju keni qenë dëshmitarë të atij ngërçi që është vënë re për delegimet e gjyqtarëve në disa rrethe ku problematika gjyqësore ka qenë intensive, sigurisht në koshiencën e gjithë secilit kjo punë nuk bëhet me delegime.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2009