E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezarta e mërzitur me Mirin

28/02/10 02:00

Rezarta duket e mërzitur me Jetmirin për faktin që ai lejon Enxhin që të futet mes tyre, qoftë kjo edhe për lojën. Ajo shprehet se nuk i vjen aspak mirë që ai e përkrah në cdo moment atë dhe i del në mbrojtje sa herë ato flasin me njer-tjetrën. Rezarta e këshillon se edhe nëse një lojë është e mirë apo e keqe, ai bën mirë që të mos përzjehet sepse nuk është puna e tij. Miri shprehet se e kupton dhe ajo vazhdon duke i thënë se ai nuk mund të dali prej karakterit të vet vec për hatër të një loje apo të një banori sepse nga kjo nuk do fitojë asgjë të mirë. Miri ndërkohë përgatit cigaret, ndërsa Rezi ankohet se ai edhe në mbrëmje kur mund të rrinë bashkë, merret me to. Të dy banorët diskutojnë edhe për buxhetin dhe mungesën e ushqimeve pasi nuk i administrojnë mirë ato. Më pas ata ngacmohen me shaka dhe Miri largohet për të pirë cigare në kopsht. Pranë Rezartës vjen Bledi. Rezarta e pyet për nominimin nëse e priste apo jo dhe ai i përgjigjet se po. Ai tregon se që në momentin që u mor vesh se do nominoheshin vec djemtë, i shkoi ndërmend se do dilte në nominim, ndërsa po të ishin të gjithë, ndoshta nuk do dilte. Nuk mërzitem se sfidat janë pjesë e jetës sime- shprehet ai. Bledi shprehet se vec për një gjë do ti vijë keq, se kur të dalë do marrë vesh gjithë të vërtetat që janë thënë në shtëpi dhe do i vijë keq nëse dikush do i thyejë besimin e krijuar. Ai shprehet se kur të afrohet fundi, normale që ata do nominojnë e sulmojnë njeri-tjetrin, por nuk do ta pranonte që këto të ndodhnin që tani. Miri shprehet se e kupton cfarë do të thotë ai, pikërisht sepse e ka provuar vetë thuajse cdo javë nominimin. Të dy djemtë shprehen se sërish nuk do mërziten se është pjesë e lojës e cdo gjë varet nga publiku, por për të tjerët thonë se sillen ndryshe në sy e ndryshe pas krahëve. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›