Gjenden tre trupa te tjere, nis identifikimi
Trupat e flotes braziliane gjeten dje, tre trupa te tjere ne oqeanin Atlantik, pikerisht aty ku avionet luftarake dhe anijet, jane duke kerkuar per mbetjet e avionit "Airbus 330". "Nuk eshte ende e mundur te percaktojme gjinite e tre trupave", tha kolonel Lietnant Henry Munhoz, nje zedhenes i forcave ajrore braziliane. Sipas tij, Brazili nuk do te zbuloje gjendjen e trupave te viktimave, sepse kjo sipas tij, nuk eshte ne interesin publik. Keshtu, deri tani forcat e shpetimit kane gjetur pese trupa dhe copera nga avioni me numer fluturimi 447 qe u zhduk ne 1 qershor, ndersa udhetonte nga Rio de Janeiro drejt Parisit. Megjithate, zyrtaret thone se te tjere trupa jane pare nga skuadra e kerkimit dhe po punohet per gjetjen e tyre. "Tanime, nuk ka me dyshim se mbetjet dhe trupat i perkasin avionit "Airbus 330", tha Munhoz. Per investiguesit ky eshte hapi i pare, per te zbuluar se cfare e coi ne renie nje avion kaq te sofistikuar. Nderkaq, per disa nga te afermit e atyre qe udhetonin ne kete avion, ky eshte konfirmimi i frikes qe ata kishin, ndersa per disa te tjere shpresat ende nuk jane shuar. "Disa njerez qane, disa te tjere u perqafuan me njeri-tjetrin, por ajo qe eshte e sigurt eshte qe per ta, ky lajm ishte me te vertete lehtesues, duke qene se gjate ketyre diteve kane qene tejet ne ankth. "E prita lajmin ne menyren me te mire te mundshme, sepse te gjithe ne ishim kaq te stresuar", tha Marco Tulio Moreno, prinderit e te cilit ndodheshin ne avion. Specialiste te policise ndodhen ne arkipelagun "Fernando de Noronha", pasi dje mberriten trupat dhe sot do te nise procesi i identifikimit te tyre. Mes sendeve te gjetura ne oqean, ishin edhe nje cante shpine, nje bilete e "Air France" dhe nje laptop. Kjo eshte nje tragjedi e madhe nderkombetare, ne te cilen jane perfshire persona nga thuajse i gjithe globi. Sipas zyrtareve, ende dyshohet se shkak i ngjarjes ka qene nje turbulence ajrore, ose nje vetetime qe ka goditur avionin, por ne kete mes ka me shume dyshime sesa siguri. Sic e tha nje zyrtar francez, kjo eshte nje lufte kunder kohes, pasi kutia e zeze nese nuk gjendet brenda 30 ditesh, nuk jep me sinjale.
Tragjedia e perseritur per Brazilin
Shteti i karnavaleve, vetem dy vite me pare ka vuajtur nje tragjedi te ngjashme ajrore. Ne korrik te vitit 2007, nje aeroplan i nje prej linjave me te medha ajrore te ketij vendi, "TAM", u perplas me nje prej godinave qe ndodhen prane aeroportit "Congonhas" ne Sao Paulo. Ne total humben jeten 199 persona, duke perfshire te gjithe ata qe ndodheshin ne avion, si dhe disa te tjere qe gjendeshin ne toke. Tanime, vendi eshte serish ne zi, me renien ne oqean, te avionit "Airbus 330".
Tragjedia e perseritur per Brazilin
Shteti i karnavaleve, vetem dy vite me pare ka vuajtur nje tragjedi te ngjashme ajrore. Ne korrik te vitit 2007, nje aeroplan i nje prej linjave me te medha ajrore te ketij vendi, "TAM", u perplas me nje prej godinave qe ndodhen prane aeroportit "Congonhas" ne Sao Paulo. Ne total humben jeten 199 persona, duke perfshire te gjithe ata qe ndodheshin ne avion, si dhe disa te tjere qe gjendeshin ne toke. Tanime, vendi eshte serish ne zi, me renien ne oqean, te avionit "Airbus 330".