E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta “Fajon”, vizat hiqen brenda tetorit Rozeta Rapushi

Raportuesja per vizat ne Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, kerkon liberalizim urgjent te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Fajon, ka hartuar nje draft-rezolute per komisionin, ku kerkon qe ky proces te perfundoje sa me pare dhe te zgjidhet ne menyre te menjehershme. “Bashkimi Evropian, ka pergjegjesine politike per te perfunduar kete proces. Eshte paradoksale qe pas me shume se 20-vitesh, nga renia e Murit te Berlinit, ne ende kemi “murin e vizave” ndaj fqinjeve tane”, thuhet ne projektin e Fajon. Bazuar ne procedurat parlamentare, behet e ditur se per permbushjen e kushteve, do te raportohet ne 2 shtator. Muaj ku gjithashtu pritet te kene mbaruar procedurat teknike te miratimit ne PE dhe ceshtja te kaloje per vendimin perfundimtar ne Keshillin e Ministrave te BE-se brenda dates 12 tetor. Vetem 20 dite pas ketij vendimi, me hyrjen ne fuqi ne Fletoren Zyrtare, Shqiptaret do te mund te udhetojne te lire pa viza. Ne kete kuader Fajon, i kerkon institucioneve evropiane, trajtimin sa me pare dhe si nje ceshtje urgjente te procesit te liberalizimit te vizave. “Liberalizimi i vizave, ka nje impakt te rendesishem psikologjik ne mendjen e njerezve. Ketu nuk flasim per politikanet, biznesmenet apo njerez me para. Ata kane menyrat e tyre per te udhetuar jashte vendit. Ne jemi te shqetesuar, per studentet dhe ata njerez qe duhet te mbajne radhen ne rreshta te gjate, perpara konsullatave”, argumenton Fajon ne projektin e saj. Ne kete kuader, ajo kerkon menjehere qe ligjvenesit evropiane, te ndermarrin gjithe hapat e nevojshem per miratimin sa me te shpejte te propozimit te komisionit, duke argumentuar, se nje garanci qe Bashkimi Evropian do te leshoje regjimin e lire te vizave ndaj te dy vendeve, ne fillim te vjeshtes 2010, do te ulte risqet per nje paqendrueshmeri me te madhe etnike e politike. Po keshtu, sipas saj, do te forconte bashkepunimin ekonomik e politik ne rajon, si dhe do te rriste mbeshtetjen popullore per BE-ne dhe perspektiven e integrimit evropian. Nga ana tjeter, Fajon tha se nje vendim i tille, zgjeron horizontin e njerezve dhe frenon forcat ekstremiste dhe anti-evropiane. “Heqja e regjimit te vizave, do te rrise cilesine e jeteses per qytetaret dhe do te nxise qeverite, institucionet shteterore dhe politikanet qe te vijojne perpjekjet mbi reformat e nevojshme per anetaresimin ne Bashkimin Evropian”, vlereson ne projekt Fajon. Raportuesja per vizat ne Parlamentin Evropian, jo pak here ka dale ne mbrojtje te procesit te liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Dy vendet e Ballkanit, te cilat nuk perfituan nga ky proces ne nentor te vitit te kaluar. Per kete arsye, Fajon, ben thirrje qe vizat te liberalizohen ne vjeshten e ketij viti dhe Bashkimi Evropian te jape siguri per kete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›