Bejko merr spektrin letrar te Maqedonise Cerciz Loloci
Shoqata e shkrimtareve te Maqedonise me rastin e festes se blirit, nderoi me cmimin vjetor “Skeptri i letersise 2010” poetin shqiptar Sadik Bejko dhe ate maqedonas Risto Lazarov. Ne sallen e rezidences se shoqates se shkrimtareve ne Shkup, me date 9 Korrik 2010, u zhvillua nje ceremoni e vecante ku moren pjese shkrimtare, artiste, perfaqesues nga bota akademike, kulturore, universitare, etj. Merrte pjese gjithashtu ambasadori shqiptar ne Maqedoni Arben Ceku, kryebashkiaku i Shkupit Koce Trojanov, kryetari i shoqates se shkrimtareve Rade Silijan, shkrimtaret e njohur Ali Aliu, Resul Shabani dhe Nihas Sopaj. Ceremonine e celi Hristo Petrevski, shkrimtar, kryetar i festes se blirit. Ne kete veprimtari u paraqiten librat me poezi ne tri gjuhe: maqedonisht, shqip dhe anglisht. Secili autor perfaqesohej me 30 krijime poetike. Perkthimi maqedonisht per poetin Sadik Bejko u be nga poeti Resul Shabani. Kryetari i bashkise se Shkupit nderoi poetin shqiptar me medaljen "Sadik Bejko, poet - nderi i Shkupit", kryetari i shkrimtareve u dorezoi poeteve Bejko dhe Lazarov “Skeptri i letersise 2010”, qe ishte nje shkop druri me zbukurime. Pjesemarresit ne takim dhane konsiderata dhe vleresime per dy poetet fitues te cmimit vjetor. Akademik Ali Aliu mbajti nje ligjerate per poezine e Bejkos, e cila u botua ne gazeten shqip “Koha” qe del ne Maqedoni, ndersa nje akademike maqedonase foli per poezine e Lazarovit. Poetet Bejko dhe Lazarov recituan secili nga nje poezi prej librit te promovuar si dhe mbajten nga nje ese, pergatitur enkas me rastin e dhenies se cmimit. Kurse poetet pjesemarres recituan pjese nga vepra e poetit.
Me poshte vijon eseja e poetit Sadik Bejko
ESSE
Duke medituar per nje skepter
Sadik Bejko
Kur me propozuat kete skepter, sic eshte e udhes ne raste te tilla, rashe ne mendime. Mendime qe do t‘i parashtroj me poshte. Jo se nuk e pelqeja gjestin tuajin ne dhenien e ketij cmimi letrar. Perkundrazi. E pelqej dhe me duhet qe t‘u falenderoj perzemersisht. Dhe te shtoj se eshte vertete e holle, eshte shume delikate nga ana juaj dhenia e nje cmimi qe mban si shenje skeptrin. Po. Nje simbol per princa, mbreter dhe peshkope. Simbol autoriteti, pushteti dhe force. Shqiperine si shtet e krijuan intelektualet shqiptare. Ata vune formalisht parimet e para kushtetuese, simbolet, flamurin. Nderkombetaret, qe sic e shohim ende ne Ballkan, po monitoronin shtetin e ri, i dhane Shqiperise statusin e nje mbreterie. Erdhi dhe nje mbret gjerman. Pastaj erdhi nje mbret vendas. Po edhe ky vendasi, megjithese i suksesshem per kohen, qe prape i pafat si dhe monarku gjerman dhjete vjet para tij. Shqiperise, si duket, nuk i ngjiste nje monark me skepter.
Ndryshe ka qene me skeptrin e peshkopit. Nga trojet shqiptare ky skepter deshmohet qe heret. Kronikat e historise se krishtere deshmojne se ne keshillat ekumenike qe ne shekujt IV dhe V percaktuan doktrinen ortodokse te krishtere, kane marre pjese peshkope nga Durresi e nga troje te tjera ku sot jetojne shqiptare. Nje peshkop, Pal Engjelli, ka shkruar ne shqip dhe formulen e pagezimit, i pari dokument shkrimor i gjuhes shqip. Nje prift shkodran, Marin Barleti, luftetar ne rrethimin e Shkodres nga otomanet, shkroi latinisht ne Venedik historine me te famshme dhe me te njohur boterisht mbi Skenderbeun. Disa peshkope si Frang Bardhi, Pjeter Bogdani, Pjeter Budi ne shekujt XVII e XVIII kane lene veprat e tyre te vyera per kulturen e gjuhen shqip. Po nje prift katolik, nje nga emrat me te shquar te poezise shqipe, Gjergj Fishta, percaktoi ne Kongresin e Manastirit, 1908, alfabetin qe shqipja vazhdon ta kete edhe sot.
Me tej do te vinte nje peshkop ortodoks, Fan Noli, qe duke qene fare i pasuksesshem si politikan, megjithese qe dhe kryeminister i Shqiperise per gjashte muaj, do ta merrte skeptrin dhe mitren e peshkopit, po dhe te misionarit, te poetit dhe te savanit ne kulturen shqiptare dhe nuk do t`i leshonte nga dora deri diten qe vdiq.
Edhe nga sa thashe me lart, del se Shqiperise i kane ngjitur me shume ata qe kane marre ne doren e tyre skeptrin e atij qe ne greqishten bizantine i thone Pimin tu llau, udheheqes shpirteror, se sa skeptrat princerore a mbreterore.
Te nderuar e te ndritshem kolege, deri ketu une kam perse te shprehem me krenarine e nje historie qe eshte fare e shkoqur. Por ketu vjen pjesa qe, sic thashe ne fillim te kesaj fjale, me ve vecanerisht ne mendime. Kjo lidhet me mua, me nje skepter qe po e vini ne doren time. Ky eshte nje vleresim qe me ben nder dhe qe duhet t‘i blatohem me perulje dhe venerim per aq sa i perket domethenies se tij te larte simbolike e historike ne kulturen time.
Duke e lidhur me rolin e letersise, te poezise ne rastin tim, ne shoqeri, ka pasur nje kohe romantike kur shkrimtaret, perkatesisht poetet, (keta ca me shume) ishin vertete mesues e frymezues te kombeve e te shoqerive te tyre. Me kohe, kjo mendesi u quajt e vjetruar. Ne Shqiperi ne mburremi se Naim Frasheri dhe Gjergj Fishta jane me shume se sa shkrimtare. Ata jane misionare, udheheqesit me te shkelqyer te popullit ne kohen e tyre. Ne vitet tridhjete te shekullit qe shkoi, ne Shqiperi dolen poete dhe prozatore qe nuk e donin mbi supe mantelin e misionarit. Ata iu perkushtuan poezise, letersise si e tille. Poezise qe i mjafton vetvetja, pa e ngarkuar me misione pertej letrare. Poeti par excellence i nje tipi te tille eshte Lasgush Poradeci. Por dilemat mbeten: poeti apo misionari kane me shume shanse historike? Edhe ne nje vend si Franca si poete, vetem si poete, vleresohen boterisht Bodler, Rembo, Verlen, por dafinat e poetit kombetar i ka te pavyshkura mbi floke edhe sot e pergjithmone vetem Viktor Hygoi. Popujt e Ballkanit, per rrethanat e tyre historike, dhe dje dhe sot do te kerkojne nga poeti jo vetem poetin... madje ca me shume do te duan prej tij misionarin. Edhe pse tashme jemi ne eren e globalizmit. Kete argument qe le shteg per shtjellime te metejshme, po e mbyll me kaq.
Te nderuar kolege, me lejoni pas ketij parashtrimi pak te gjate, te kthehem te pjesa ngushtesisht vetjake. Po vij te mendimi i pare qe me shkoi nder mend, kur mora vesh se po me nderoni me nje skepter.
Njeriu i pare qe mbaj mend me nje shkop ne dore ishte gjyshi im. Me teper se shkop pleqerie ishte shprehje e autoritetit te nje burri qe di te marre vendime jetike. Gjate luftes, pa pasur asnje simpati per komunistet, gjyshi e beri shtepine strehe te partizaneve. Miku i tij u be nje komisar, nje i shkolluar nga nje familje shume e pasur. Ne fund te luftes ai porositi tim gjysh qe t‘ia falte fshatit nje pjese te pyllit, te vreshtave, te arave. Se ne komunistet nuk i duam pronaret, i shpallim armiq. Gjyshi i tha: ti, qe ke pasuri me shume nga une, prandaj luftove, qe te dorezosh pasurine e familjes tende?
Gjyshi i dha tokat, pyllin, bagetite, vreshtat para se te behej Reforma Agrare. Ai nuk u shpall kulak. Por mbeti vetem me nje shkop. Komisari qe nuk e zbatoi per vete porosine qe i dha gjyshit tim, e pagoi me koke. Nga ky gjest i gjyshit une mora shkollim te larte me vone.
Ne vitet shtatedhjete isha autor i nje libri te mire me poezi. Isha redaktor i poezise ne Radiotelevizionin shqiptar. Por politika me themele antihumanizmin, me themele zhveshjen morale dhe materiale te njeriut, me detyroi te bej tete vjet pune te rende ne miniera etj. Gjithmone ne keto caste me vinte ne kujtese gjyshi im. Ai dha strehe per te pastrehin, dha buke per te pangrenin, dha toka, vreshta, bageti. Dhe keto i dha pa kerkuar shperblim. Burri qe si pema krasit veten, mbetet si nje skepter, gdhend skeptrin e vetes. Pa gje tjeter pas tij. Ecen me nje shkop, me nje skepter qe nuk ia merr me askush. Se ai te gjitha c‘kishte, i dha.
Ky imazh me beri qe te duroj dhe kur humb nje karriere, dhe kur humb nje profesion, dhe kur humb nje te dashur, dhe kur humb nje a me shume miq. Dhe kur humb perkohesisht ne sy te njerezve ate qe quhet jo prestigj, por humb nderin, gjene me te shtrenjte. Pa je degdisur dhe ne pune qe mund te humbesh dhe koken. Por e mban veten mbi kembet e tua. Lekundesh e nuk rrezohesh. Dhe kyc buzet. E mban peshen e drames drejt e mbi kockat e tua.
Qe atehere e deri sot me ka mbetur ne buze nje shije e tragjikes, e drames, e se errtes. Jane pasuria ime. Jo se jam pengu i se shkuares. Por keshtu jam...gjithmone kam nje marredhenie me te zymten... Them se mbase kjo eshte nje marredhenie poetesh. Atyre dhe po nuk ua dha rasti dramatiken, do te joshen vete pas saj deri sa ta gjejne.
Tani te nderuar kolege me thoni ju, e meritoj une nje skepter poetik...? Ju jeni treguar shume bujare me mua dhe une po e pranoj ate. Po e marr si shenje respekti dhe kujtimi per gjyshin tim. Mbase jo ne lartesine e dinjitetit te tij para syve te mi sot e pergjithmone. Por me mesazhin: nje poet duhet te jete gati t‘i paguaje te gjitha ne sherbim te artit te tij.