E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Data e zgjedhjeve, djeg kutite” Rozeta Rapushi

Sapo Presidenti te dekretoje daten e zgjedhjeve te ardhshme per pushtetin lokal, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do te zbatoje ligjin, te djege fletet e votimit. Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, beri te qarte dje, se puna e ketij komisioni nis menjehere pas vendimit per daten e zgjedhjeve, nga ana e kreut te shtetit. “Sapo te dale dekreti i presidentit per daten e zgjedhjeve, mbledhja e pare qe do te zhvilloje KQZ, eshte pergatitja per zgjedhjet e ardhshme te pushtetit lokal, percaktimi i buxhetit si dhe veprimi me materialet zgjedhore”, tha Ristani. Sipas tij, ne baze te ligjit, Kodit Zgjedhor, nje pjese e materialeve zgjedhore arkivohen, qofte ne KQZ, qofte ne arkiven e shtetit. Nderkohe qe per fletet e votimit, ato asgjesohen, digjen. Nje veprim ky qe ashtu sic theksoi Ristani, do te ndermerret nga komisioni me nisjen nga puna per pergatitjen e zgjedhjeve. Kreu i KQZ-se, u shpreh se eshte ngerci politik ne vend, ai qe deri me sot e ka mbajtur peng realizimin e nje veprimi te tille ne zbatim te ligjit, pra djegien e fleteve te votimit. Pasi nje gje e tille, zbatimi i nenit 178 te Kodit Zgjedhor, qe percakton kete veprim, duhet te ishte kryer tashme. Nga ana tjeter, kreu i KQZ-se, theksoi se partite politike nuk duhet te vonohen me me realizimin e reformes zgjedhore, per arsye se KQZ-se i nevojitet kohe ne venien ne zbatim te saj. “Ne kushtet kur data e zhvillimit te zgjedhjeve te ardhshme, pritet te jete ne prill 2011, atehere ndryshimet ne Kodin Zgjedhor duhet te ishin bere. Nuk duhet te ndodhemi ne te njejten situate, si ne zgjedhjet e kaluara, kur Kodi Zgjedhor u miratua pese muaj para zgjedhjeve”, tha Ristani. Sipas tij, ne kushtet aktuale te pakten reforma zgjedhore te mos jete thelbesore, pasi po humbet shume kohe. Ai u beri apel keshtu forcave politike, qe te realizojne sa me pare reformen zgjedhore sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR, ne menyre qe komisioni qe ai drejton, te mos kete probleme ne zbatimin e kodit gjate procesit zgjedhor. Ristani kujtoi, se nje nga konstatimet ne raportin e OSBE/ODIHR ne mbyllje te procesit zgjedhor te 28 Qershorit 2010, ishte pikerisht fakti se nuk u respektuan afatet dhe kjo prodhoi probleme ne administrimin e zgjedhjeve. Mbi keto apele te vazhdueshme qe vijne jo vetem nga nderkombetaret por edhe kreret e institucioneve ne vend, forcat politike jane ende te fokusuara ne zgjidhjen e ngercit politik qe vazhdon prej me shume se nje viti. Per te nisur ne shtator ndoshta me realizimin e reformes zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›