Meta: Transparenca e PS, alibi per te demtuar zgjedhjet e ardhshme
Nisja e negociatave mes Partise Demokratike dhe asaj Socialiste, per gjetjen e konsensusit vleresohet pozitivisht nga kryetari i LSI-se, Ilir Meta. Megjithate, aleati i Partise Demokratike, ka shprehur dje rezerva mbi kerkesat e Partise Socialiste dhe synimin e transparences. Ne nje konference per mediat, Meta u shpreh se synimi i vertete i transparences se kerkuar nga Partia Socialiste, duket se eshte demtimi i zgjedhjeve te ardhshme vendore. Ne lidhjen me kerkesen per hapjen e kutive te votimit, Meta u shpreh se selia roze nuk duhet te humbase kohe per t’ju drejtuar Gjykates Kushtetuese. Ai perseriti edhe nje here qendrimin per te ndjekur rruget Kushtetuese dhe zbatimin e ligjeve nga opozita. “PS nuk duhet te humbas kohe per t’ju drejtuar Gjykates Kushtetuese, ne rast se ajo deshiron qe te hapen fletet e votimit. Ne rast te kundert, cdo perpjekje e saj eshte nje alibi per te zgjatur me tej kete krize artificiale, sipas gjykimit dhe vleresimit tim”, u shpreh Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem, njeherazi dhe kryetari i LSI-se, Ilir Meta. Ai theksoi, se kushtet e vendosura nga PS dhe qendrimi ndaj rezolutes se Parlamentit Evropian, eshte nje sfide qe Partia Socialiste bene edhe ndaj angazhimit nderkombetar per zgjidhjen e situates politike ne vend. Duke evidentuar dhe nje here zbatimin e ligjit, Meta shtoi se ne mungese te nje vendimit te Gjykates Kushtetuese per hapjen e kutive, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duhet te vijojne punen me zbatimin e Kodit Zgjedhor. Gje qe nenkupton edhe eliminimin e fleteve te votimit.
Si e vleresoni ju rezoluten e Parlamentit Evropian dhe si i komentoni pikat e saj qe lidhen me zhvillimet politike ne vend?
Do te doja te pershendesja jo vetem rezoluten e Parlamentit Evropian te miratuar gjate javes se kaluar, por ne menyre te vecante edhe propozimin e bere dje nga Kryeministri Berisha, drejtuar ne radhe te pare Partise Socialiste me qellim qe mazhoranca dhe opozita, pa humbur asnje minute kohe, te punojne se bashku per implementimin e gjithanshem te kesaj rezolute, e cila eshte inkurajuese per procesin e integrimit evropian te vendit. Njekohesisht, ajo eshte mjaft e qarte dhe inkurajuese per te zgjidhur ne menyre te perbashket ato diferenca te deritanishme, si menyra me e mire per te fokusuar te gjitha energjite e institucioneve demokratike ne vend per shpejtimin e proceseve integruese te vendit. Une do te deshiroja qe edhe lidershipi i Partise Socialiste, te tregonte vullnet te plote ne kete drejtim dhe te kuptoje qarte se integrimi evropian i Shqiperise nuk eshte nje pergjegjesi vetem e qeverise, por eshte nje pergjegjesi e perbashket, e te gjithe forcave politike, sepse eshte nje aspirate e cila i bashkon te gjithe qytetaret shqiptare.
Si e vleresoni fillimin e negociatave mes grupeve parlamentare te PD-se dhe PS-se pas miratimit te kesaj rezolute?
Absolutisht, qe ne e mbeshtesim kete iniciative dhe kerkojme sa me shpejt nje axhende te qarte ne zbatim te kesaj rezolute te Parlamentit Evropian.
Cili do te jete roli i LSI-se ne zgjidhjen e ngercit politik?
Levizja Socialiste per Integrim ka qene dhe mbetet gjithnje nje force politike qe mbeshtet dialogun dhe respektimin e institucioneve per zgjidhjen e mosmarreveshjeve qe ekzistojne per ceshtje te ndryshme, dhe kjo eshte normale. Ndaj dhe jemi nje vend demokratik, jemi dhe nje vend pluralist. Po njekohesisht do te insistoj dhe do te kontribuoj gjithmone qe te bashkohen energjite pozitive ne te mire te procesit te Integrimit Evropian te vendit.
Dje Kryeministri Berisha foli per nje ndryshim te mundshem ne rezultat nese hapen kutite. Cili eshte mendimi juaj?
Ne jemi per zbatimin e te gjitha pikave te rezolutes se Parlamentit Evropian dhe askush nuk duhet te abuzoje me vemendjen dhe angazhimin e nderkombetareve ndaj Shqiperise dhe me perpjekjet e tyre per te lehtesuar kapercimin e disa problemeve te deritanishme, qe sic e kam shprehur prej kohesh, jane teresisht artificiale, sepse te gjitha mjetet dhe instrumentet jane ketu per te zgjidhur cdo mosmarreveshje.
Mendimi juaj per fletet e votimit?
Mendimi im ka qene dhe mbetet i qarte, transparent dhe kushtetues, qe Partia Socialiste i ka patur dhe i ka te gjitha mundesite per t`iu drejtuar Gjykates Kushtetuese, dhe ne kemi qene dhe jemi per zbatimin e cdo lloj vendimi qe merr Gjykata Kushtetuese ne lidhje me kete ceshtje.
Sa optimist jeni per takimin mes z. Patozi dhe z. Ruci, qe mund te zgjidhe ate qe nuk zgjidhi dot takimi Rama-Berisha?
Lidhur me ceshtjen e fleteve te votimit, besoj se Rezoluta eshte teper e qarte, ashtu sikurse edhe qendrimi i deritanishem i nderkombetareve, por njekohesisht edhe i aktoreve vendore ka qene shume i qarte. Perderisa ka mosmarreveshje te thella dhe mosmarreveshjet burojne nga gjykimi krejt i kundert, pra qe Partia Socialiste e konsideron hapjen dhe rinumerimin e fleteve te votimit nje te drejte kushtetuese dhe qe nuk e cenon Kushtetuten dhe nderkohe eshte qendrimi tjeter krejt i kundert, qe kjo eshte antikushtetuese, e vetmja rruge mbetet cuarja dhe formulimi i kerkeses nga ana e Partise Socialiste drejt Gjykates Kushtetuese. PS i ka te gjitha votat e mjaftueshme te deputeteve te saj per ta bere te mundur dhe konkretisht nje kerkese te tille, dhe eshte thene qarte se mazhoranca do te respektoje cdo lloj vendimi te Gjykates Kushtetuese.
Nderkohe qe per hetimin e materialeve zgjedhore eshte bere e qarte se do te respektohet ligji dhe kodi ne fuqi, i cili sikurse e dini eshte nje kod konsensual Rama-Berisha, pavaresisht se ne kemi qene kunder ketij kodi dhe jemi per rishikimin e tij. Ne kete drejtim, mendoj se Partia Socialiste nuk duhet te humbase kohe per t`iu drejtuar Gjykates Kushtetuese, ne rast se ajo vertet deshiron te hapen fletet e votimit. Ne rast te kundert, cdo perpjekje e saj eshte nje alibi per te zgjatur me tej kete krize teresisht artificiale, sipas vleresimit dhe gjykimit tim, por njekohesisht eshte edhe nje sfide qe i behet vemendjes dhe perkushtimit te komunitetit nderkombetar per te ndihmuar ne ecjen perpara dhe kapercimin e atyre diferencave te deritanishme.
Ka LSI nje vendim politik lidhur me kandidaturen e z. Mucmata, nderkohe qe deputeti Naco e ka deklaruar voten e tij pro?
Per ceshtjen e votimit te dekretit te Presidentit, ne pergjithesi politika jone eshte per te mbeshtetur dekretet e Presidentit ne te gjitha rastet, sepse mendojme se dekretet e Presidentit jane menduar ne menyren me te motivuar te mundshme nga institucioni perkates qe e ka kete kompetence kushtetuese. Pra eshte e qarte qe une respektoj teresisht sovranitetin e deputetit Naco dhe te cdo deputeti te LSI-se dhe mendoj se qendrimi kur behet fjale per dekrete te tilla qe kane te bejne me titullare te rendesishem te institucioneve kushtetuese, ne radhe te pare duhet te jete individual dhe ne pergjegjesine e cdo deputeti. Kjo eshte edhe arsyeja qe edhe votimi tashme eshte bere nominal ne menyre qe publiku ta lexoje gjykimin e cdo deputeti te vecante, ndryshe do te ishte thjesht ne emer te grupeve parlamentare.
Si po funksionon Koalicioni PD-LSI duke qene se kohet e fundit kemi pare ashpersimin e disa deklaratave apo qendrime ndryshe nga ana e LSI?
Marreveshja eshte teper funksionale, sidomos per elementet me te rendesishem qe kane te bejne me vete funksionimin e Qeverise dhe te qeverisjes, sidomos lidhur me procesin e integrimit evropian. Njekohesisht, vendimet e fundit nga ana e Qeverise per shkurtimet e fundit ne buxhetin e shtetit, mendoj qe kane qene vendimi me i duhur per te permiresuar me tej deficitin buxhetor dhe borxhin, qe jane elemente shume te rendesishme si per kredibilitetin e ekonomise shqiptare dhe sigurimin e burimeve te financimit nga jashte, ashtu edhe per te evituar cdo situate te nderlikuar qe mund te shfaqet ne te ardhmen pasi e dime se vete situata ekonomike dhe financiare ne Evrope por edhe me gjere ende nuk eshte shume e qarte. Ashtu sikurse u konfirmua edhe nga perfaqesuesi i FMN-se z. Gerwin Bell dje, me te cilin une pata nje takim, Shqiperia pritet qe te kete nje rritje te konsiderueshme pozitive ne nje vit te veshtire per te gjithe Evropen dhe per te gjithe boten. Kjo ka qene nje mase e domosdoshme qe eshte marre dhe ne e kemi mbeshtetur dhe e mbeshtesim, te bindur se ruajtja e stabilitetit makroekonomik eshte objektivi i pare dhe madhor per kete Qeveri dhe per te gjithe vendin tone.
Po per sa i perket rastit ne Durres ku LSI bashkoi votat me PS?
Levizja Socialiste per Integrim voton ne perputhje me bindjet e saj dhe nuk duhet te politizojme cdo lloj votimi per arsyen shume te thjeshte se votimet jane te ndryshme per ceshtje te ndryshme.
Si po permbushen kriteret per liberalizimi ne vizave?
Une besoj se Shqiperia ka bere nje pune te jashtezakonshme dhe besoj se kjo do te konfirmohet se shpejti, dhe gjithcka lidhur me axhenden e liberalizimit te vizave do te ece sipas atyre angazhimeve qe jane marre prej kohesh nga ana e Qeverise shqiptare.
Keni thene gjithnje se z. Rama krijon probleme per shkak se ai deshiron te shmange zgjedhjet lokale. Cfare ju ben ta thoni kete gje?
Pikerisht dy jane elementet kryesore qe me shtyjne te mendoj se e gjithe e ashtuquajtura transparence eshte vetem nje alibi per te demtuar procesin e ardhshem zgjedhor ne Shqiperi dhe jo per ta permiresuar ate, mbi bazen e problemeve te verejtura nga procesi i fundit. Kjo sepse te gjithe e kemi konfirmuar ate qe vete OSBE – ODHIR dhe vezhguesit vendas kane konfirmuar permes listes se rekomandimeve, pra permiresimin e zgjedhjeve ne te ardhmen. Fakti qe prej kaq kohesh nuk ka asnje kerkese nga ana e Partise Socialiste drejtuar Gjykates Kushtetuese per ceshtjen e hapjes te fleteve te votimit dhe te rinumerimit te tyre, fakti qe njekohesisht nuk ka asnje vullnet, te pakten deri tani te shprehur per te filluar reformen zgjedhore, per te cilen me e interesuar se kushdo tjeter sot duhet te ishte Partia Socialiste, si nje force opozitare dhe si nje force politike qe mendon se ka shume per te bere per te permiresuar transparencen e zgjedhjeve qe permiresohet duke garantuar permiresimin dhe ndryshimin e ligjit te zgjedhjeve, mendoj se jane te mjaftueshme.
Njekohesisht, edhe i vetmi pretekst qe ata kishin deri me sot se Komisioni Hetimor Parlamentar ishte miratuar pa prezencen e tyre, tashme ka rene, qe kur Kryeministri Berisha ka konfirmuar dje por edhe me perpara se eshte i gatshem per te punuar, per te formatuar edhe nje here nje Komision Hetimor Parlamentar me kontributin dhe me prezencen e opozites ne Parlament.
A mendoni se duhet bere ne analize e thelle e ne viti qeverisjeje dhe a duhen bere ndryshime ne Qeveri?
Kjo eshte nje ceshtje tjeter dhe eshte nje pyetje ne radhe te pare per Kryeministrin.