Jep dorëheqjen, kreu i LSI në Vlorë Shkëlqim Selami
VLORE- Jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Vlorës, Shkëlqim Selami. Dorëheqja e Selamit, i cili njëherësh mban postin e kreut të LSI në Vlorë vjen pas koalicionit PS-LSI dhe ndryshimeve që po bëhen në administratën publike.
Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes, ndërkohë që Selami ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për shtyp ky do japë dhe arsyet e vendimit të tij.
Me pranimin e koalicionit parazgjedhor me Partinë Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim po vijon të lirojë postet politike që mbante në qeveri dhe administratën publike. Gjatë ditës së djeshme kanë paraqitur dorëheqjen drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës në Vlorë, Kasem Cenaj.
Vetë Cenaj është shprehur se largimi i tij, bëhet për arsye të angazhimeve politike. Ndërkaq prefekti i Vlorës, Eduard Vecani nga radhët e PD-së, paralajmëron se nëse të gjithë drejtuesit që janë vendosur politikisht nga LSI nuk dorëhiqen, atëherë do të shkarkohen.
(e.m/BalkanWeb)