Te gjitha bizneset, qe perfitojne nga fondi i garancise
Keshilli Bashkiak miratoi ne mbledhjen e fundit vendimin per zhvillimin e programit ekonomik dhe punesimit nga skema e fondit te garancise. Vendim ky, qe parashikon jo vetem kriteret e perzgjedhjes se bankes se nivelit te dyte e cila do te jape kredi te buta per bizneset, por edhe bizneset qe perfitojne nga ky vendim. Keshtu perfitues te kredive te buta per te cilat del garant Bashkia e Tiranes do te jene te gjithe ato biznese ekzistuese qe kane projekte te reja investimi dhe krijimi te vendeve te reja te punes, si dhe bizneset e reja qe sapo krijohen. Por me te favorizuarat do te jene ndermarrjet e prodhimit me baze eksportin; ndermarrjet qe aplikojne per zbatimin e projekteve te inovacionit dhe teknologjise me ndikim mjedisor; bizneset qe krijojne vende te reja pune; bizneset qe forcojne rolin e gruas ne ekonomi, kryesisht sipermarreset femra; si dhe bizneset qe inkurajojne punesimin e te rinjve, kryesisht sipermarresit e rinj deri ne 35 vjec. Nepermjet ketij vendimi Bashkia e Tiranes synon qe te siguroje drejtesi sociale dhe qendrueshmeri financiare si dhe te nxise idete inovative, te nxise te rinjte te vetepunesohen duke hapur nje biznes si dhe te rrise rolin e gruas ne ekonomi. Menyra me e pershtatshme e perdorimit te fondit te garancise eshte depozitimi i tij prane nje banke, e cila do te rezultoje fituese mbi bazen e kritereve qe ka percaktuar BAshkia dhe qe paraqet normat me te uleta te interesit. Kjo banke me interesat e akumuluara nga maturimi do te beje dhe subvencionimin e interesave te kredise per biznesin. Pra ne kete menyre eshte parashikuar qe te rritet kredidhenia duke mbuluar kolateralin e nevojshem per bizneset, si dhe duke garantuar reduktimin e ndjeshem te perqindjes se interesave te kredive. Shume shpejt pritet te qartesohet edhe menyra e aplikimit per kredi me interesa te ulta, per keta biznese, per te cilat bashkia e Tiranes del garante ne banke. Nenkryetarja e bashkise beri te ditur gjate fjales se mbajtur ne mbledhjen e keshillit bashkiak se me miratimin e ketij vendimi brenda 30 ditesh Bashkia e Tiranes do te perzgjedhe banken qe do te jape kredite bizneseve dhe menjehere kjo banke do te nise nga puna duke dhene kredi ne nje kohe te shkurter duke shmangur ne maksimum burokracite ne menyre qe t’i sherbehet sa me mire biznesit kryeqytetas. Ndersa kryebashkiaku Basha theksoi se ky projekt eshte ne vazhden e nismave te Bashkise se Tiranes, per te nxitur zhvillimin e biznesit dhe rritur punesimin. “Eshte nje vendim, i cili shkon drejtperdrejt objektivit tone per te bere maksimumin e mundshem si Bashki per punesimin. Me kete vendim jam i sugurte se hedhim nje hap akoma te paprekur nga pushteti lokal por me leverdi te madhe sa i perket rolit qe pushteti lokal, qeverisja vendore ka per te siguruar zhvillim ekonomik dinamik dhe shanse per punesim, vecanerisht per brezin e ri”, theksoi Basha.
Perfituesit
Biznese ekzistuese qe kane projekte te reja investimi dhe krijimi te vendeve te reja te punes, si dhe bizneset e reja qe sapo krijohen. Por me te favorizuarat do te jene ndermarrjet e prodhimit me baze eksportin; ndermarrjet qe aplikojne per zbatimin e projekteve te inovacionit dhe teknologjise me ndikim mjedisor; bizneset qe krijojne vende te reja pune; bizneset qe forcojne rolin e gruas ne ekonomi, kryesisht sipermarreset femra; si dhe bizneset qe inkurajojne punesimin e te rinjve, kryesisht sipermarresit e rinj deri ne 35 vjec.
Deklarata
Kryebashkiaku Basha theksoi se ky projekt eshte ne vazhden e nismave te Bashkise se Tiranes, per te nxitur zhvillimin e biznesit dhe rritur punesimin. “Eshte nje vendim i cili shkon drejtperdrejt objektivit tone per te bere maksimumin e mundshem si Bashki per punesimin. Me kete vendim, jam i sugurte se hedhim nje hap akoma te paprekur nga pushteti lokal, por me leverdi te madhe sa i perket rolit qe pushteti lokal, qeverisja vendore ka per te siguruar zhvillim ekonomik dinamik dhe shanse per punesim, vecanerisht per brezin e ri”, theksoi Basha.