E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, 26-vjecari arrestohet për trafik ndërkombëtar droge

VLORË- Një 26-vjecar i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar përtTrafikim droge në bashkëpunim dhe shfrytëzim prostitucioni, ka rënë në pranga mëngjesin e sotëm. 

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se shtetasi i arestur është Brunild Ramaj, 26-vjec banues në lagjen “24 Maj” Vlorë. 

Në ngarkim të tij kishte dalë një urdhër ndërkombëtar arresti, lëshuar nga autoritetet e drejtësisë Italiane, Gjykata e Firences, për kryerjen e veprave penale “Trafikim droge në bashkëpunim”, dhe“Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›