Tepelenë, identifikohet kufoma e gjetur rastësisht nga dy fëmijë
TEPELENË- Identifikohet kufoma e gjetur mbrëmjen e djeshme në breg të lumit të Vjosës, rastësisht nga dy fëmijë që po kullosnin bagëtitë.
Burime nga policia e Tepelenës bëjnë me dije se viktima është Argent Shehu, 23-vjeç nga fshati Zhulaj i Tepelenës.
Viktima u identifikua nga motra e tij. Policia nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Nga hetimet paraprake dyshohet që ai të jetë mbytur në lumin Vjosë.
Mbrëmë, rreth orës 19:00, në breg të lumit të Vjosës (në periferi të qytetit të Tepelenës) u gjet trupi i pajetë i të riut. Kufoma u gjet nga disa fëmijë që po kullosnin bagëtitë.
Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia, e cila pohoi se në trupin e të riut (rreth 20-22 vjeç) nuk kishte shenja dhune.
(e.m/BalkanWeb)