E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta e PS: Opozitë pa kompromis me këtë qeveri ilegjitime, askush të mos na imponojë rezultatinNga Tema1. Të konsideroj zgjedhjet e 28 qershorit një mundësi të humbur për të përmbushur në një moment kyç të historisë sonë bashkëko

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Rezoluta e PS: Opozitë pa kompromis me këtë qeveri ilegjitime, askush të mos na imponojë rezultatinNga Tema

1. Të konsideroj zgjedhjet e 28 qershorit një mundësi të humbur për të përmbushur në një moment kyç të historisë sonë bashkëkohore standardet demokratike evropiane, si dhe aspiratat e popullit shqiptar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke bërë përgjegjës qeverinë e Sali Berishës për një deformim të qëllimshëm të procesit zgjedhor dhe rezultatit të tij.

2. Ta vlerësojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve të papranueshëm, si një shprehje e deformuar e vullnetit të zgjedhësve nga manipulimi dhe korrupsioni elektoral para, gjatë dhe pas 28 qershorit.

3. Të konsiderojë me legjitimitet thellësisht të cunguar çdo produkt institucional dhe politik të rezultatit të këtyre zgjedhjeve, duke shprehur bindjen se zgjedhjet e parakohshme janë një objektiv i imponuar për t’i dhënë sovranitet të pakontestueshëm politik Parlamentit dhe mandat politikisht legjitim Qeverisë së vendit.

4. Të distancohet hapur nga çdo rrugë e përpjekje për t’i imponuar Partisë Socialiste, opozitës në tërësi e opinionit publik, miratimin pa kushte të një rezultati zgjedhor që nuk shpreh vullnetin e lirë të popullit shqiptar dhe të nxisë komunikimin intensiv të forcës më të madhe politike me qytetarët shqiptarë e komunitetin ndërkombëtar për gjendjen kritike të demokracisë në vend;

5. Të afirmojë vullnetin e palëkundur të Partisë Socialiste për të bërë deri në fund transparencën e plotë të procesit zgjedhor me të gjithë instrumentet ligjorë e kushtetues. Të shprehë predispozitën e plotë të forcës sonë politike për të përdorur çdo mjet demokratik për këtë qëllim, si edhe të bëjë publikisht të qartë angazhimin tonë për një opozitë pa kompromis me një qeveri pa mandat politikisht legjitim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›