Rezoluta e Strasburgut po cenon pushtetin e Egoarkut
Në gjenezën e moralit të Niçes është kuptimplotë një paradoks, i cili shpreh se “nuk ka fakte, por vetëm interpretime”. Ky është edhe problemi i dukshëm i politikës shqiptare, sepse ka një bulimi interpretimesh mbi një rezolute që për dreq flet qartë vetë dhe nuk kuptohet gjithë ky mundim për të përvetësuar pro/kundra të rezolutës së KiE. Opozita deklaron përditë se ka krizë, kurse pozita reciprokisht që nuk ka krizë. Mjafton të klikojmë në sajtin e saj zyrtar të KiE ku shkruhet e zezë mbi të bardhë se “Asambleja i kërkoi qeverisë shqiptare dhe opozitës t’i japin fund krizës aktuale politike në vend dhe të marrin përgjegjësitë e tyre në mënyrë që të procedojnë me reformat e nevojshme vitale. Në veçanti, i bëri thirrje qeverisë të ngrejë, pa vonesa të mëtejshme një komitet hetimi parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009; dhe i kërkoi opozitës të kthehen në parlament dhe të marrin pjesë në punimet e saj’. Më qartë se kështu nuk ka ku të shkojë, por ne jemi shqiptarë dhe kërkojmë më sintetik: “Asambleja vë re se mungesa e dialogut parlamentar dëmton seriozisht funksionimin e institucioneve demokratike të shtetit”.Rezoluta e KiE nuk është një rezolutë që është rezultat i një krize institucionale, as politike, por është një dokument – sipas saj – po nuk u zbatua e lëshon vendin në një bllokim të reformave. Afërmendsh disa u intereson kjo gjë. Edhe sot e kësaj dite Partia Socialiste nuk është lodhur kurrë së përdoruri fjalët “bojkot”; kurse tani pa pritur përdor kryefjalën “krizë” për të sugjestionuar edhe më tepër opinionin publik. Ndërkaq është krijuar artificialisht një klimë politike toksike dhe dyshuese. Pretencat e përditshme akuzuese të opozitës kanë mbjedhur tek-tuk fidanishte të mos-besimit ndajmaxhorancës.Qëndrimi i PS nëpërmjet Namik Dokles nuk zbulon asgjë për qëllimet e opozitës kundrejt rikthimit në Parlament, pasi duke qenë në paqartësi kërkojnë që mazhoranca t’i nxjerrë nga bataku. Madje kërkojnë të vrasin dy zogj me një gurë: i pari është afat shkurtër pasi ka qëllim përjashtimi i grupit të deputetëve të LMN së Ben Blushit, që është një gjemb i rafinuar në zemër të pushtetit unicentrik të Edi Ramës. Assesi frika e mendimit ndryshe brenda PS është një cenim i rëndë për qëllimet nihilizuese të Egoarkut. Kurse qëllimi i dytë i pashpallur është riaktivizimi i politikanit Bamir Topi, jo vetëm si President por edhe si një politikan që mund të krijojë ndasi në të ardhme midis së djathtës. Pra është një qëllim i nëndheshëm i Ramës për të nxitur dhe fryrë artificialisht ri-faktorizimin epolitikanin Topi në të djathtë të Sali Berishës me taktikën e vjetër sa bota “divide et impera”, përça e sundo. Mirëpo është e qartë për të gjithë se nuk jemi në një cirk ku prestigjiatori nxjerr nga kapelja një lepur ose një zgjidhje për qëndrimet gati lebroze të opozitës ndaj Odës së demokracisë. Problemi më i madh që ka PS sot është konfuzioni i saj në lidhje me “bojkotin”. PSka një problem sot për sot, i ka hequr deputetëveqë ligjërisht janë mandatuar të bëjnë opozitë. Shqiptarët i kanë votuar si opozitar, kurse PS me një vendim absurd ka abortuar qysh në lindje këtë mundësi. çuditërisht në një moment kthjelltësie Edi Rama deklaron se “bojkoti nuk është i mirë”, pra nëse nuk është i mirë, çfarë propozon partia socialiste përveç “hapjes së kutive” e cila është e paligjshme? Deri më tani asgjë? Hetimi i zgjedhjeve është diçka e mirë kur ka dyshime, por është e nevojshme të bëhet komform Kushtetutës, pra nuk mund të hidhen në kosh vendimet e Gjykatave. Do të ishte një precedent jo fortë i mirë shkelja e vendimeve të Gjykatës, në kompleksitetin e drejtësisë shqiptare....