Vazhdojnë hulumtimet për varrezat masive

Prishtinë, 21 gusht - Në prag të ditës së të pagjeturve, Komisioni qeveritar për të pagjeturit konfirmon vazhdimin e hulumtimeve për lokacione eventuale të varrezave tjera masive.
Kryetari i komisionit, Prenk Gjetaj, thotë se Komisioni punën e tij e ka vazhduar në dy rrafshe, atë të zgjidhjes së problemit të mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës dhe hulumtimeve brenda dhe jashtë vendit për varreza masive, raporton RTK.
Sipas tij, vende të dyshimta jashtë Kosove ende mbeten Rudnica dhe Medvegja në Serbi , si dhe Andrijevica në Mal të Zi.
Ndërkohë, në Kosovë si vende të dyshimta për varreza masive janë Bardhi i Madh, përkatësisht fshati Zhilivodë, Kosharja dhe Liqeni i Livoçit .
Për të filluar gjurmimet në Zhilivodë kanë mbetur për t’u bërë edhe disa analiza, të cilat duhet të dëshmojnë se nuk ka rrezik të shembjes së dheut.
Në anën tjetër, janë duke vazhduar edhe kërkimet për format e hulumtimeve në Liqenin e Livoçit, thotë Gjetaj.
Mjeku ligjor Arsim Gerxhaliu thotë se Zyra për mjekësi Ligjore bashkëpunon me ekspertë të Eulex –it, meqenëse në Kosovë nuk ka antropologë. Ndërkaq, sa i përket mbetjeve mortore, të cilat ende gjenden në morgun e Prishtinës, Gërxhaliu sqaron se vetëm dy nga analizat e ADN kanë rezultuar me trupa të rinj kurse të tjerat kanë qenë pjesë të trupave që iu janë dorëzuar familjarëve më herët.
Më 27 gusht Kosova do të shënojë ditën e të pagjeturve, ndërsa që nga përfundimi i luftës ende llogariten mbi 1 mijë e 800 persona për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë.