E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultatet e vitit 2009, fitimi para provigjioneve 780 milionë euro



Fitimi i para provigjioneve i PBG-së shënon 780 milionë euro gjatë vitit 2009 krahasuar me 774 milionë euro në vitin 2008, pra 1 për qind rritje vjetore. Të ardhurat neto dhe kostot operacionale janë në të njëjtat nivele me ato të vitit 2008, ndërsa shpenzimi për provigjionet është rritur në 491 milionë euro, kundrejt 388 milionë eurove si rrjedhojë e kushteve jo të favorshme ekonomike. Fitimi neto për vitin 2009 arriti në 235 milionë euro, -25 për qind nga viti në vit. Duke përshtatur “one-off tax”, fitimi neto shënon 202 milionë euro. Tremujori i fundit i vitit 2009 me rritjen në 3 për qind të fitimit neto nga interesi tregoi përmirësim, duke pasur parasysh rimëkëmbjen e ngadaltë në total të klimës ekonomike ndërkombëtare. Politikat kryesore të grupit gjatë 2009-ës, likuiditeti, mjaftueshmëria e kapitalit, cilësia e aseteve dhe shkurtimi i kostove, mbeten prioritete edhe për vitin 2010. Në të njëjtën kohë, hapat e ardhshëm në rritjen e biznesit janë në përgatitje nga grupi ynë bankar, si në vendet e Europës Juglindore, që po hyn ngadalë në një fazë rikuperimi, ashtu edhe në Greqi.

1 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›