Rezultatet zhgenjyese te Milanit, sjellin heshtje per shtypin
Klubi i Milanit ka urdheruar lojtaret qe te mos flasin para mediave, pas barazimit me Atalanten, duke shenuar ne kete menyre nje prej vendimeve me absurde, qe verteton gjendjen e veshtire te klubit italian, ne keto momente. Ylli brazilian i Milanit, Ronaldinjo shpetoi kuqezinjte nga humbja ne Bergamo, duke shenuar golin e barazimit kunder Atalanes, qe mbeti per shume minuta me 10 lojtare. Mbrojtesi i qendres, Alesandro Nesta foli per "Sky Sport Italia", pas ndeshjes se klubi ka ndaluar lojtaret qe te flasin para medieve. Ky vendim ka ardhur per shkak te performances se dobet dhe rezultateve negative qe ka shenuar Milani, ne fillim te ketij edicioni. Loja e dobet e kuqezinjve eshte shoqeruar edhe me fishkellima nga ana e publikut italian, qe nuk eshte pajtuar me rezultatet e ketij sezoni. Ne nje deklarate qe ka leshuar Milani, thuhet se lojtaret nuk do te dalin para mediave deri ne nje kohe te caktuar. "Milani i ka komunikuar ekipit se duhet te shmangin deklaratat dhe intervistat, pas ndeshjes me Atalanten", - thuhej ne nje komunikate shtypi. Ecuria e sivjetshme mund te konsiderohet si momenti me i veshtire qe ka kaluar Milani ne edicionet e fundit.