E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderpritet kampionati, "frymemarrje" per Vllaznine dhe Tiranen

Pauza e kampionatit do te lejoje dy ekipet qe e kane nisur dobet sezonin, jo si pretendente, per te korrigjuar gabimet e javeve te para. Vllaznia dhe Tirana garuan ne edicionin e kaluar per titullin dhe e ndane "kuroren" ne javen e fundit, pas ndeshjes finale. Me fillimin e edicionit te ri, nderprerja e kampionatit do t'i lejoje ato, qe te marrin "fryme" dhe te nxjerrin me mire pergjegjesite, para se te jete vone ne realizmin e objektivave. Me shqetesuese paraqitet situata ne kampin kuqeblu. E fundit ne klasifikim, me nje gol te shenuar ne gjashte jave, ecuria e Vllaznise tregon qarte se nuk i shkon per shtat tradites dhe synimeve qe kane per cdo sezon kuqeblute. Te mbeshtetur nga nje numer i konsiderueshem tifozesh ne ndeshjen e radhes, ekipit ne rast fitoreje do t'i jepen shperblime dhe me tej ne baze te ngjitjes, lojtaret do te perkrahen financiarisht per te dale sa me shpejt nga kjo situate e pazakonte. Trajneri Edmond Luci, pas humbjes se pesuar me Flamurtarin, evidentoi problemet e para dhe deklaroi se ne 10 dite e radhes do te merren masat e duhura, per te dale sa me shpejt nga kjo situate. "Nuk eshte e pershtatshme per Vllaznine kjo ecuri. Jemi ne fillim te kampionatit dhe duhet te dalim sa me shpejt nga kjo gjendje", - thote trajneri i ri i shkodraneve, qe zuri vendin e Hasan Likes, vetem nje jave me pare. Sakaq, Vllaznia edhe kur u shperbe disa edicione me pare, me kontingjentin e te rinjve, arriti qe te ngrihej jo me larg se pese javet e para. Klubi do te mbeshtese financiarisht ekipin, qe t'i rikthehet rezultateve pozitive dhe te largohet nga fundi i klasifikimit. Koha ne dispozicion shihet e mjaftueshme per te rikuperuar. Edhe Tirana, e cila ka zhgenjyer ne rezultate pas gjashte javeve te para, me nderimin e trajnereve do te perfitoje nga pauza e kampionatit, per te ndrequr te metat e saj. Bardheblute i pret ne ndeshjen e radhes ndeshja derbi me Dinamon, ndaj edhe drejtuesit synojne qe te bejne te pamunduren per te motivuar ekipin qe te ndale kryesuesit dhe te hapin garen ne krye te renditjes. Nje fitore e mundshme e Tiranes, do te ndryshonte pozitat e skuadrave ne krye dhe do te rreshtonte disa skuadra, pretendente per fitimin e titullit kampion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›