Drogba: Fitorja me Liverpulin, Celsi fiton Premier Ligen
Didier Drogba insiston se Celsi mund te fitoje Premier Ligen, pasi ka mesuar shume nga edicioni i kaluar. Blute ndodhen dy pike para Mancester Junajtid ne krye te klasifikimit te Premier Liges, fale fitores se fundit 2-0 qe siguruan ndaj Liverpulit. Gjate edicionit te kaluar Celsi ndodhej kater pike, pas gjashte ndeshjeve, para rivaleve per titull, Mancester Junajtid, Liverpulit dhe Arsenalit. Por kete vit djemte e Karlo Ancelotit shihen si skuadra me e mire, pasi kane mundur ekipet e tjera rivale. Drogba foli per "Evening Standard" dhe tha se Celsi do te jete kampion ne Angli. "Ne kemi mesuar shume nga edicioni i kaluar dhe sidomos kur humbem titullin ne fund. Rezultatet ndaj ekipeve te medha ndikuan, ndaj edhe po korrigjohemi ne kete drejtim, duke shenuar disa fitore radhazi", - thote Drogba. "Ne barazuam me Mancester Junajtid dhe humbem ndaj Liverpulit dhe Arsenalit dhe deshirojme qe te ndryshojme kete prirje per edicionin ne vijim", - shprehet sulmuesi nga Bregu i Fildishte. "Deshirojme qe te jemi skuadra qe do te fitoje ndeshjet ndaj skuadrave te medha dhe qe te vihemi ne krye te Premier Liges". Sipas Drogba, gara do te jete shume e ashper. "Ato ekipe qe deshirojne te fitojne titullin duhet te zhvillojne beteja te medha. Kete gje jemi duke realizuar edhe ne si skuader ne kete edicion. Vigani ishte nje zhgenjim i madh per ekipin tone. Por rikuperuam shpejt dhe fituam nje ndeshje te madhe ndaj nje rivali direkt si Liverpuli, ,- perfundon Didier Drogba. Celsi, pas humbjes se pare te ketij sezoni fitoi edhe ndaj Apoel Nikosia ne ndeshjen e Liges se Kampioneve, gjate mesjaves se fundit.