Tirana pa trajner, "therret" Staroven
Aranit Muraci
Nje ish-trajner i Tiranes, nder me te miret ne Shqiperi dhe i vetmi ne vendin tone me licence te njohur nga UEFA, pritet te ulet ne stolin e kampioneve ne fuqi, si kandidatura potenciale dhe me e mire qe mund te afrohet, pas largimit te Ilia Loncarevicit dhe refuzimit te Indrit Fortuzit. Fakti qe nje emer i njohur dhe me aftesi te mira per te drejtuar Tiranen, si Starova qe gjithashtu nuk drejton aktualisht asnje ekip futbolli ne vendin tone, lidhet me anashkalimin qe iu behet rezultateve dhe pergjithesisht analizave per arritjen e objektivit ne futbollin shqiptar. Gjithsesi, pas largimit nga Teuta dhe pas disa muajve pushim, emri i Staroves eshte lakuar gjate dites se pare te javes si kandidatura numer nje per t'u ulur ne stolin bardheblu. Edhe pse drejtuesit e Tiranes kane sqaruar se po shqyrtojne emra konkrete dhe jane te bindur per te ulur ne stolin e skuadres se tyre nje emer shqiptar, ende nuk eshte vendosur per te. Brenda javes eshte sqaruar se do te gjendjet trajneri i ri qe do te pasoje Ilia Loncarevicin. Koha gjate pauzes se kampionatit, per shkak te ndeshjes zyrtare qe do te luhet kete jave me Suedine, shihet e mjaftueshme per te shqyrtuar pa u nxituar emrat konkrete. Mesohet nga burime zyrtare te Tiranes, se pas negociatave me Fortuzin qe u mbyllen me mirekuptim, radha ka qene per Staroven, nje emer i njohur per ekipin dhe lojtaret. Starova drejtoi Teuten gjate edicionit te kaluar, me sukses dhe eshte konsideruar gjithashtu, si edhe Fortuzi, nje njohes i mire i ekipit te Tiranes. Ndryshe nga Fortuzi qe nuk ka eksperiencen e duhur, Starova njihet si nje nder trajneret me vendosmeri te larte dhe qe ka drejtuar ekipe te ndryshme ne dy dekadat e fundit. Edhe ekipin e Tiranes, ne stolin e se ciles mund te ulet ne nje nga keto dite, Starova e ka drejtuar dy here, madje e ka shpallur ne nje rast edhe kampione ne vend. I vetmi probleme eshte fakti se Starova eshte larguar ne te dy rastet, me polemika te shumta, per shkak te influencave brenda grupit bardheblu. Trajneri i Tiranes, gjithsesi mund te perzgjidhet lehte, nese nuk do te arrihet marreveshja me Staroven.