Rezultateve e prekshme në zhvillimin e Qarkut të Kukësit në sajë të partneritetit KE- UNDP

Kryetari i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Ambasadori Helmuth Lohan së bashku me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesen e Përhershme të PNUD-it, Znj.Gülden Türköz-Cosslett do të vizitojnë qytetin e Kukësit për të vlerësuar rezulatetet e “Nismës për Zhvillimin Rajonal të Kukësit”, i cili financohet nga Komisioni Europian (4.63 milion Euro) dhe nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, UNDP (433,000 Euro). Gjithashtu, Pushteti Lokal i Kukësit ka kontribuar për projektet e infrastrukturës me mbi 600,000 Euro fonde shtesë. Përmes partneritetit të KE dhe UNDP në Kukës arritën të krijohen 185 organizata me bazë komunitare, u përfunduan 75 projekte infrastrukture, dhe 81 500 banorë të Kuksit, Hasit dhe Tropojës kanë sot rrugë më të mira, kanale ujitës më të mirë, sisteme ujësjellësish, qendra shëndetësore, shkolla dhe kopshte të një cilësie shumë më të mirë si dhe mjedis më të shëndetshëm. “Jam shumë i gëzuar tek shoh që këto projekte kanë sjellë përfitime të prekshme dhe reale tek qytetarët e Kuksit në fushat kryesore të jetës si shëndetësia dhe arsimi. Për më tepër, arritja kryesore e kësaj nisme është që qytetarët nuk ishin të shkëputur nga proceset e zhvillimit të komunitetit të tyre. Krejt në të kundërt, ata ishin faktorët kryesorë në përcaktimin e nevojave duke i dhënë formë aktiviteteve të projektit dhe zbatimit te tyre. Gjithashtu vlen të theksohet se projektet i kanë kushtuar vëmendje barazisë gjinore në aktivitetet e tyre duke siguruar pjesëmarrje të gjerë të grave” Projekti “Nisma për Zhvillimin Rajonal të Kuksit” filloi në 2005 dhe zgjati tre vjet. Në terma të përgjithshme ai kishte qëllim kryesor përmirësimin e jetesës së banorëve të Qarkut të Kuksit përmes rehabilitimit të infrastrukturës si psh: ujësjellësve, sistemeve të ujërave të zeza dhe rikonstruksionin e shkollave në zonat më te varfra të Kuksit. Projekti gjithashtu synoi të zhvillonte më tej kapacitetet e pushtetit lokal për të identifikuar dhe planifikuar së bashku projektet e zhvillimit. Një komponent i veçantë i projektit ishte krijimi i organizatave me bazë komunitare të cilat përfaqësojnë interesat e komunitetit dhe drejtuan procesin e identifikimit dhe zbatimit të projekteve të zhvillimit të infrastrukturës. Të gjithë projektet e infrastrukturës janë zbatuar nga kompani lokale të cilat ofruan mundësi punësimi për banorët vendas. Nisma për Zhvillimin Rajonal të Kukësit u bazua në Strategjinë e Zhvillimit të Qarkut për arritjen e Objektivave të Mijëvjeçarit dhe si e tillë ka dhënë ndihmesë dhe kontribut të konsiderueshëm në avancimin drejt përmbushjes së këtyre objektivave në Qarkun e Kuksit. Projektet e KE dhe UNDP kanë kontribuar në përpjekjet e qeverisë për ta përfshirë Kukësin në proceset e zhvillimit e integrimit duke përmirësuar jetesën e banorëve të tij. ...