E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultati i zgjedhjeve, valë largimesh tek BDI-ja

Shkup-Rezultati jo fort i kënaqshëm në zgjedhje, ka shkaktuar krizë të brendshme në partinë më të madhe shqiptare në Maqedoni. Burime të larta partiake pranë Bashkimit Demokratike për Integrim kanë theksuar për televizionin maqedonas A1, se partia është në prag të përçarjes dhe largimit të një numri të kuadrove të vjetra në kuadër të kësaj partie.

Sipas A1, fshesa partiake do të përfshijë nënkryetarët e partive duke filluar nga Rafiz Haliti, Musa Xhaferi dhe Fazli Veliu. Poashtu janë paraparë edhe ndryshime statutore në këtë parti, por duke mos bërë të ditur detaje më të hollësishme rreth ndryshimeve të paralajmëruara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›