E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiten 50 mijë euro në një bankë në Prishtinë

Prishtinë-Rreth 50 mijë euro janë grabitur gjatë ditës së djeshme në nëndegë të bankës ProCredit në Prishtinë që ndodhet në Qendrën Tregtare "Bregu i Diellit". Deri më tani, personat mbeten të pa njohur për policinë. Sipas zyrtarëve të policisë, njëri nga katër grabitësit pas hyrjes në objektin e bankës ka shtënë me armë zjarri në ajër, por nuk ka pasur të lënduar nga ana e punonjësve të bankës apo të klientëve të saj. Njësiti i policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por grabitësit kishin ikur në drejtim të panjohur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›