E Diel, 1 Nëntor 2026

E djathta fiton zgjedhjet në Sllovaki

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Sllovaki tregojnë se partitë e qendrës së djathtë kanë fituar shumicën parlamentare, që u mundëson atyre ta largojnë koalicionin në pushtet dhe të formojnë qeverinë e re.

Sipas rezultateve, partia e kryeministrit Robert Fico ka fituar 35 për qind të votave, ose 63 vende nga 150 ulëseve sa ka Parlamenti, por tri partitë opozitare dhe ajo hungareze, së bashku arrijnë shumicën prej 78 ulësesh.

Spektri i djathtë ka premtuar të përmirësojë mjedisin e biznesit në Sllovaki dhe të zvogëlojë deficitin buxhetor të qeverisë.

Kryeministrja e re e Sllovakisë do të jetë, sipas të gjitha gjasave, demokristiania dhe ish-ministrja për çështjet sociale Iveta Radicova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›