E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi, Bajern kërkon 76 milionë

Londra - Ançeloti kërkon me ngulm mesfushorin francez Frank Riberi, por Bajerni duke parë çudirat e kësaj merkato vere, sidomos atë të Realit të Madridit, ngre dukshëm çmimin e lojtarit: plot 76 milionë euro.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja angleze Times, dhe lajm më të keq për merkaton e Çelsit, s’mund të kishte, duke parë se pas ikjes së Kakas te Reali, mesfushori francez mbetej objektivi i parë që Roman Abramoviç do t’i dhuronte trajnerit të ri, Karlo Ançeloti. Tashmë frika është mëse evidente: Reali i Madridit dhe “i çmenduri” Florentino Perez kanë shprehur qartë dëshirën për të parë francezin krahas Ronaldos dhe Kakas. Dhe kur brenda tre ditësh blihen dy lojtarët më të mirë të botës, nuk është çudi që të vijë edhe një i tretë, që nëse ndodh, bashkë me Mesin e Barcelonës do t’i detyronin kampionatet e tjera pa spektakël.

Alternativat për Ançelotin mbeten argjentinasi Aguero dhe spanjolli i Valencias David Vila.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›